LAJMI I FUNDIT:

Cineplexx feston ditëlindjen me super-ofertë, të gjitha biletat 2,00 euro

Cineplexx feston ditëlindjen me super-ofertë, të gjitha biletat 2,00 euro

Me 17 dhjetor, Cineplexx feston ditelindjen e tretë, ku të gjitha biletat 2D,3D dhe VIP do të jenë vetëm 2,00 Eur, në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren. Biletat tashmë janë në shitje, për filmat më të ri si: Jumanji 2, Last Christmas, Frozen 2, Knives Out e shumë të tjerë, me super çmim 2,00€, dhe meny speciale për vetëm 3,00€.

Më poshtë, do t’i listojmë top filmat që mund t’i shikoni gjatë kësaj dite:

Jumanji: The Next Level

Filmi i dytë i Jumanji i gjen protagonistët të rikthyer brenda video-lojës për të shpëtuar njërin prej tyre, por ata zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç i prisnin. Lojtarët duhet të përballen me sfida te panjohura, prej shkretëtirave të thata deri tek malet me dëborë, në mënyrë që të shpëtojnë prej lojës më të rrezikshme në botë. Me super aktorët Dwayne the Rock Johnson, Kevin Hart, Jack Black, etj

Last Christmas

Një nga filmat më të mirë për festa të fundvitit momentalisht. Filmi flet për Kate, një vajzë e re e cila shpesh merr vendime të gabuara. I fundit i tillë ishte pranimi i punës si elfi i Babagjyshit në një dyqan. Megjithatë, atje ajo takohet me Tomin. Jeta e Kate merr një kthesë të re, por asaj gjërat i duken shumë të bukura për të qenë të vërteta.

Frozen 2

Në këtë vazhdim të filmit Frozen, i cili me kalimin e viteve u bë ndër filmat më të dashur për fëmijë, Anna, Elsa, Kristoff dhe Olaf do të shkojnë thellë në pyll për të mësuar të vërtetën e misterit të lashtë të mbretërisë së tyre. Ata do të përpiqen të mësojnë burimin e fuqive të Elsës, dhe misterin e një pylli të lashtë e të errët, në mënyrë që të shpëtojnë mbretërinë e tyre.

Falco

Historia e “Falco Laçjanit”, Skifterit, personazhit të famshëm që jetonte duke grabitur shtëpitë e të pasurve italianë, një natë të bukur pune i bie telefoni dhe e lajmërojnë që do të bëhet deputet. Një film nga komediani i njohur shqiptar, Bes Kallaku.

Cineplexx gjithashtu do të shfaq edhe filma tjerë gjatë kësaj dite speciale.

Biletat për këtë event mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx, ndërsa më shumë informata rreth filmave mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. 

Artikull i sponzorizuar

Në trend Magazina

Më shumë
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori