LAJMI I FUNDIT:

Cili yll i Interit do të largohet pas Lukakut dhe Hakimit?

Cili yll i Interit do të largohet pas Lukakut dhe Hakimit?

Edhe pse gjendja financiare e Interit po përmirësohet, Nerazzurrët mund të kenë ende nevojë të shesin një nga lojtarët e tyre kryesorë për të balancuar llogaritë në verë.

Sipas gazetës La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Serie A duhet të ulin kostot me 15 për qind të tjera gjatë afatit kalimtar të verës dhe të bëjnë një fitim kapital rreth 70 milionë euro. Prandaj, shitja e një prej yjeve të tyre është në horizont.


Gazeta italiane raportoi në fillim të majit se gjigantët e Serie A do të përpiqeshin të merrnin paratë e nevojshme duke larguar disa prej yjeve të tyre, por kjo mund të mos jetë e mjaftueshme për të arritur objektivin e tyre financiar. Prandaj, ata mund të detyrohen të shesin një nga yjet e tyre në fund të sezonit.

Si Gazzetta dello Sport ashtu edhe Corriere dello Sport besojnë se Lautaro Martinez nuk është në treg dhe Interi nuk është i gatshëm të dëgjojnë ofertat për  El Toro. Lautaro gjithashtu dëshiron të qëndrojë në Stadio Meazza pasi partnerja e tij Agustina Gandolfo së shpejti do të hapë një restorant në Milano.

Alessandro Bastoni, nga ana tjetër, ka tërhequr interes nga Manchester City i Pep Guardiolës dhe Nerazzurrët mund të luftojnë për t’i rezistuar ofertave nga Etihad Stadium.

Il Corriere dello Sport konfirmon se italiani është një nga yjet e Interit që mund të sakrifikohet gjatë verës.

Njëri mes tij, Nicolo Barella, Milan Skriniar dhe Denzel Dumfries do të largohen nëse Nerazzurrët marrin një ofertë të përshtatshme.

Inter shiti Achraf Hakimin dhe Romelu Lukakun për një tarifë të kombinuar prej 183 milionë euro verën e kaluar, duke detyruar Antonio Conten të largohej nga klubi.

Nga ana tjetër, Simone Inzaghi është në dijeni të planeve të Interit dhe do të vazhdojë kontratën në fund të sezonit pavarësisht shitjes së mundshme të një prej yjeve të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Cristiano Ronaldo lidhet me një transferim shokues në klubin më në formë në Evropë

Ndërkombëtare
Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Granit Xhaka barazoi rekordin e pabesueshëm të UEFA-s gjatë barazimit të Leverkusenit me Romën

Liga e Evropës
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

“E pabesueshme”, reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës

Liga e Evropës
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori