LAJMI I FUNDIT:

Cili sistem është më i lehtë për t’u përdorur – Android apo iOS?

Cili sistem është më i lehtë për t’u përdorur – Android apo iOS?

Një raport nga GreenSmartphones zbuloi se përdoruesit e Android, përballen me më pak probleme gjatë përdorimit të pajisjeve të tyre në krahasim me përdoruesit e iOS.

Raporti analizoi të dhënat e kërkimit, duke gjurmuar se sa herë përdoruesit e të dy sistemeve kërkuan ndihmë me operacionet bazë si filmimi i ekranit, ndarja e vendndodhjes, etj, transmeton Telegrafi.


Kështu, rezultatet tregojnë se përdoruesit e iPhone në Shtetet e Bashkuara kërkuan ndihmë për këto funksione bazë afërsisht 358,000 herë në muaj, që është madje 58% më shpesh se përdoruesit e Android (226,000).

Dallimi më i madh u pa në kërkimin “si të fshini të gjitha përmbajtjet dhe cilësimet”, me përdoruesit e iOS që e kërkojnë këtë gjashtë herë më shpesh sesa përdoruesit e Android.

Hulumtimi krahasoi 12 operacione të zakonshme dhe Android ia kaloi iOS-it në 10 nga këto 12, për sa i përket më pak përdoruesve që kërkonin udhëzime. Android mbeti vetëm pas iOS në filmimin e ekranit dhe skanimin e kodit QR.

Ndërsa debati i gjatë mbi dallimet midis Android dhe iOS vazhdon, me argumente për fleksibilitetin dhe personalizimin e Android kundrejt shpejtësisë dhe sigurisë afatgjatë të iOS, ky studim sugjeron që përdoruesi mesatar mund ta ketë më të lehtë për të përdorur Android. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Kalo në kategori