LAJMI I FUNDIT:

Cilët lojtarë do të largohen nëse Juventusi përjashtohet nga garat evropiane?

Cilët lojtarë do të largohen nëse Juventusi përjashtohet nga garat evropiane?

Sipas La Gazzetta dello Sport, Angel Di Maria dhe Adrien Rabiot me siguri do të largohen nga Juventusi nëse bardhezinjtë përjashtohen nga garat evropiane, por e ardhmja e Dusan Vlahovic dhe Leandro Paredes është gjithashtu në dyshim.

Bianconerëve iu janë hequr së fundi 15 pikë për shkak të parregullsive financiare dhe mund të përballen me një ndëshkim të ngjashëm në gjyqin e dytë që zhvillohet në muajt e ardhshëm, duke parë pagat e supozuara që kanë paguar nën tavolinë gjatë pandemisë COVID-19.

UEFA gjithashtu mund të marrë masa në të ardhmen, duke reaguar ndaj dënimeve sportive në Itali dhe duke e përjashtuar Zonjën e Vjetër nga garat evropiane për të paktën një sezon.

Sipas Gazzettas, Di Maria dhe Rabiot me siguri do të largohen nga Juventusi nëse gjigantët e Serisë A përjashtohen nga garat evropiane ose nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Një skenar i mundshëm, duke qenë se bardhezinjtë janë tani 14 pikë poshtë vendit të katërt në Serie A pas zbritjes së pikëve.

Di Maria dhe Rabiot kanë kontratat e tyre drejt skadimit në verë dhe francezi është i gatshëm të dëgjojë ofertat nga Liga Premier, ndërsa Di Maria do të konsideronte një rikthim në Argjentinë.

Ata janë lojtarët që kanë pagat më të lartë në Torino me një pagë prej 7 milionë euro në vit.

Vlahovic gjithashtu mund të detyrohet të largohet nga “Allianz Stadium” në verë nëse Juventus mbetet jashtë garave evropiane. Disa klube angleze janë të interesuara për sulmuesin, por Juventusi nuk do të pranonte një ofertë nën 90 milionë euro.

Paredes gjithashtu mund të kthehet në PSG pas përfundimit të periudhës së tij të huazimit, pavarësisht nga e ardhmja e Juventusit në garat evropiane.

Bianconerët nuk kanë detyrim blerje pasi nuk arritën të kualifikohen në raundin e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe nuk ka gjasa të paguajnë 22.6 milionë euro për ta blerë lojtarin./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori