LAJMI I FUNDIT:

Cilat pozita të gjumit janë të mira për dhimbjen e shpinës?

Cilat pozita të gjumit janë të mira për dhimbjen e shpinës?

Shumica e njerëzve që punojnë para ekranit të kompjuterit e dinë se çfarë do të thotë dhimbja e shpinës

Një e treta e njerëzve në grupin e moshave 25 deri 40 vuajnë nga çfarëdo lloj e dhimbjes së shpinës. Ky numër pritet të shënojë rritje përgjatë viteve të ardhshme, falë  kombinimit të punës në tavolinë dhe shoqërisë jo aktive fizikisht, transmeton Telegrafi.

Nata duket që sjell njëfarë lirimi të dhimbjeve, mirëpo sikleti nuk është që hiqet.

Sipas Van Winkles, dhimbja e shpinës shkaktohet nga sëmundje si skoloza, artriti, spondiloza, osteoporoza etj.

Fjetja në stomak

Nëse jeni mes personave që parapëlqeni të flini të shtrirë në stomak, atëherë jeni duke praktikuar pozitën më të gabuar të gjumit për dhimbje të shpinës dhe qafës.

Ky lloj i pozitës së gjumit është shumë i dëmshëm dhe shumë doktorë rekomandojnë që njerëzit të flenë në krah.

Fjetja në shpinë

Kur shtriheni me shpinë, kjo pozitë mund të vë shumë stres në diskat e poshtëm pasi që jeni duke e rrafshuar lordosozën e mesme (forma natyrale e dredhuar e pjesës së poshtme të shpinës).

Sidoqoftë, vendosja e jastëkëve nën gjunjë promovon një “dredhi natyrale” të shpinës së mesme dhe e lejon pjesën e poshtme të shpinës të relaksohet.

Duhet të keni kujdes edhe çfarë jastëku përdorni për të vënë kokën, pasi që jastëku i gabuar mund t’ju shkaktojë dhimbje të kokës, dhimbje të qafës etj.

Fjetja në krah

Çdo grua shtatzënë e din se çfarë do të thotë të flini vetëm në krah me një jastëk mes gjunjëve. Por, kjo funksionon edhe nëse nuk jeni duke mbajtur një foshnje brenda jush.

Kjo pozitë i mban këmbët në pozitën neutrale, dhe shumë doktorë preferojnë të flini në këtë pozitë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori