LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?

Cilat janë projektet tjera të anuluara nga Apple përveç prodhimit të veturës elektrike?

Apple së fundmi ka hequr dorë nga planet për të hyrë në industrinë automobilistike me “veturën e saj misterioze elektrike”.

Bëhet e ditur se në vend të kësaj, kompania ka zhvendosur fokusin në botën e popullarizuar të Inteligjencës Artificiale (Al) gjeneruese.


Projekti Titan për prodhimin e veturës thuhet se mund të kishte ofruar konkurrencë të fortë për Tesla-n dhe të tjerët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por, ky nuk është i vetmi projekt që ka dështuar, pasi ka pasur edhe përpjekje tjera që nuk kanë arritur “ta shohin dritën”.

Air Power

Karikuesi me valë të cilin Apple e prezantoi për herë të parë në vitin 2017, pritej të përdorte standardin Qi për të karikuar deri në tre pajisje në të njëjtën kohë. Megjithatë, kompania e anuloi prodhimin e tij në vitin 2019. Air Power u zëvendësua me karikuesin e palosshëm MagSafe Duo i cili mbështet ngarkimin e njëkohshëm të vetëm dy pajisjeve.

Televizioni

Televizioni i Apple për dallim nga Apple TV është një projekt tjetër i përfolur prej kohësh i cili nuk u realizua. Prodhimi i një televizori nga gjiganti teknologjik u parashikua nga analistë dhe investitorë të shumtë. Por, ashtu si projekti Titan, edhe televizori nuk hyri në prodhim.

Vademecum

Apple ka prezantuar prototipin e një tableti më shumë se një dekadë e gjysmë përpara se të prezantonte iPad-in e parë. Imazhet e projektit janë shfaqur në vitin 1994 në internet. Megjithatë, kompania e anuloi projektin pasi aso kohe nuk kishte “treg për tabletë”.

MessagesSlate

Vademecum nuk ishte përpjekja e vetme e Apple që dështoi për prodhimin e një tableti. Përafërsisht në të njëjtën kohë kompania po punonte edhe në një projekt të quajtur MessageSlate. Apple hoqi dorë nga ai projekt, dhe e zëvendësoi atë me MessagePad, një version më i vogël.

W.A.L.T.

Shumë përpara prodhimit të iPhone, Apple testoi një telefon “Mac” të koduar me emrin W.A.L.T i cili përmbante një ekran me prekje dhe veçori të ndryshme si ID. Sidoqoftë, kompania e anuloi prodhimin e tij dhe nuk diskutoi kurrë publikisht rreth këtij produkti.

PenLite

Gjatë vitit 1992, Apple ka punuar edhe rreth zhvillimit të një tableti tjetër të quajtur PenLite. Ky tablet mbështetej nga sistemi 7.1 si versioni i parë i sistemit operativ Macintosh nga Apple. Kompania përfundimisht e anuloi prodhimin e tij më vonë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Forcat Ajrore të Ukrainës përdorin iPad për të lëshuar raketat perëndimore

Teknologji
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Për herë të parë, Papa Françesku pjesë e samitit të G7 për të diskutuar mbi Inteligjencën Artificiale

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Pepermaster CTO në AMD

Pepermaster CTO në AMD

Teknologji
Kalo në kategori