LAJMI I FUNDIT:

Cikalleshi: Kërkova nga trajneri të më toleronte disa orë për të nënshkruar me klubin e ri, por mora përgjigje negative

Cikalleshi: Kërkova nga trajneri të më toleronte disa orë për të nënshkruar me klubin e ri, por mora përgjigje negative

Disiplina me të cilën e nisi punën në Kombëtaren shqiptare trajneri i ri Christian Panucci, preku Sokol Cikalleshin duke e lënë atë jashtë skuadrës në dy ndeshjet eliminatore.

Sulmuesi ka reaguar për Supersport duke sqaruar situatën. Këtë të hënë ai nënshkroi kontratën me një klub të ri, Osmpanlispor, për më tepër me parametra të rëndësishëm financiar, por u kthye në një ditë jo të këndshme për sulmuesin shqiptar, pasi Panucci vendosi të mos e marrë për ndeshjet e radhës për shkak se lojtari nuk u paraqit në kohë në grumbullim.


Vetë 27-vjeçari ka sqaruar situatën e krijuar me trajnerin e ri duke shprehur dhe keqardhjen për këtë vendim të marrë ndaj tij.

Panucci lë jashtë Cikalleshin për shkak se theu rregullat (Video)
Lexo po ashtu Panucci lë jashtë Cikalleshin për shkak se theu rregullat (Video)

“Sot mbylla një nga transferimet më të suksesshme të karrierës. Për këtë jam i lumtur, por i mërzitur për keqkuptimin e ndodhur me trajnerin. Unë e mora në telefon atë për të më toleruar disa orë për arsye objektive dhe për këtë mora një përgjigje negative nga stafi i Kombëtares”.

“Ndodhi sot dhe duhet të isha që të firmosja. Çdo njeri e di se gjatë gjithë karrierës time si futbollisti nuk jam penalizuar asnjëherë për thyerje disipline dhe këtë thjesht nuk mund ta pranoj”.

“Unë i uroj suksese ekipit në dy ndeshjet e radhës. Është apo jo Cikalleshi kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është fitorja e ekipit Kombëtar”, është shprehur sulmuesi i Kombëtares.

Osmanlispor pagoi dy milionë euro për kartonin e Cikalleshit, me futbollistin që firmosi një kontratë trevjeçare, nga e cila do të përfitojë në total 2.5 milionë euro në sezon.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori