LAJMI I FUNDIT:

Panucci lë jashtë Cikalleshin për shkak se theu rregullat (Video)

Panucci lë jashtë Cikalleshin për shkak se theu rregullat (Video)

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka njoftuar në konferencë për shtyp se ka lënë jashtë skuadrës sulmuesin Sokol Cikalleshi për thyerje të rregullave.

“Cikalleshi më telefonoi duke më thënë se nuk mund të vinte dot pasi do të firmoste kontratë me klubin e ri. I thashë që nuk mund t’i jap leje pasi kontratat mund të firmosen me e-mail ose me anë të menaxherit. Duke qenë se nuk u paraqit, do të qëndrojë në shtëpi”, tha Panucci.


“Gjëja më e rëndësishme janë rregullat dhe respekti. Të vish në kombëtare duhet të jetë një krenari e madhe. Sa të jem unë këtu, rregullat do të jenë njësoj për të gjithë. Në sulm mund të luajë Latifi, Llullaku apo Memushaj si “falso nueve”, shtoi trajneri, i cili tha se “portat e kombëtares janë të hapura për të gjithë, edhe për Xhakën”.

“Ai ka gabuar, më ka telefonuar avokati i tij dhe e kam pranuar kërkesën e faljes. Është vetëm zgjedhje teknike”, sqaroi Panucci.

Në lidhje me portierin që do të zgjedhë titullar mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës, italiani deklaroi se duhet pritur e shtuna për të parë formacionin. /TCH/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Araujo merr vendim për të ardhmen

Araujo merr vendim për të ardhmen

La Liga
Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Tevez u dërgua me urgjencë në spital në Buenos Aires pas dhimbjeve të mëdha në gjoks, argjentinasi mbetet ende i shtrirë

Ndërkombëtare
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Fabregas zgjedh ekipin e ëndrrave me gjashtë futbollistë, befason me zgjedhjet

Ndërkombëtare
Kalo në kategori