LAJMI I FUNDIT:

Çifti amerikan larguan parketin e vjetër dhe mbetën të shokuar – u shfaq një gropë 6 metra e thellë dhe shpjegimi është i pabesueshëm

Çifti amerikan larguan parketin e vjetër dhe mbetën të shokuar – u shfaq një gropë 6 metra e thellë dhe shpjegimi është i pabesueshëm

Janice Santini, 46 vjeç, dhe bashkëshorti i saj, Christopher, 44 vjeç, blenë ndërtesën e viteve 1850 dhe vendosën ta rinovonin, duke mos ditur se çfarë i priste.

Pasi hoqën mbulesën e dyshemesë, u zbulua një vrimë gjashtë metra e thellë, e veshur me gurë, origjina dhe qëllimi i së cilës nuk dihej!

“Sapo shikova në thellësi të pusit, e kuptova se kisha zbuluar diçka të veçantë, që ia vlente të ruhej”, tha Janice.


Çifti vendosi ta ruante pusin, ndaj vendosën drita në të, ndërsa hyrja është e mbuluar me xham të trashë, transmeton Daily Star.

Në rrjete u shfaqën video të një vrime të zbuluar në një shtëpi, në shtetin amerikan të Maine.

Besohet se është pjesë e “Hekurudhës nëntokësore” të famshme, të cilën afrikano-amerikanët e përdorën për t’i shpëtuar skllavërisë në shekullin e XIX-të.

Njerëzit përdorën një sistem të fshehtë tunelesh, shpellash dhe strehimoresh për t’u arratisur në shtetet ku skllavëria ishte e jashtëligjshme, ose në Kanada.

“Kjo është një mënyrë e mrekullueshme për të ruajtur, mbrojtur dhe shfaqur një pjesë të historisë. Bravo”, ka shkruar një përdorues i Instagramit.

Kujtojmë se një zbulim i ngjashëm u regjistrua së fundmi në një shtëpi 200-vjeçare që ndodhet në pjesën veriore të New Yorkut. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori