Aktorja hollivudiane, Christina Applegate, ka njoftuar se është diagnostikuar me sklerozë multiple.
49-vjeçarja, e njohur për rolet në filmat, si “Bad Moms”, “Married… with Children” e “Dead to Me”, ka bërë të ditur se me këtë sëmundje është diagnostikuar para disa muajsh.
“Ka qenë një rrugëtim i çuditshëm. Mirëpo, më kanë mbështetur njerëzit që vuajnë nga kjo gjendje. Ka qenë një rrugëtim i vështirë. Por, siç e dimë të gjithë, rruga po vazhdon”, ka shkruar aktorja në Twitter.
Hi friends. A few months ago I was diagnosed with MS. It’s been a strange journey. But I have been so supported by people that I know who also have this condition. It’s been a tough road. But as we all know, the road keeps going. Unless some asshole blocks it.
— christina applegate (@1capplegate) August 10, 2021
Ky nuk është problemi i parë serioz shëndetësor me të cilin përballet Applegate.
Në vitin 2008, ajo vendosi të bënte mastektomi të dyfishtë (heqjen e të dy gjinjve), pasi mësoi se bartte gjenin që rrezikonte zhvillimin potencial të kancerit të gjirit. /Telegrafi/
(Foto: Instagram/1capplegate)