LAJMI I FUNDIT:

Chris Brown akuzohet për fotot provokuese me fanset që përfshinin prekjen e pjesëve intime të trupit

Chris Brown akuzohet për fotot provokuese me fanset që përfshinin prekjen e pjesëve intime të trupit

Chris Brown ka reaguar pas akuzave për takimet e zjarrta dhe shumë të afërta me fanset, pasi fotografitë e pozave provokuese u postuan në Twitter.

Këngëtari 33-vjeçar ka pozuar në poza sugjestive seksuale me fansat që kanë blerë paketën VIP.


Chris dha një deklaratë publike të hënën (1 gusht) në lidhje me imazhet sugjestive, duke shkruar se fansat e tij janë arsyeja që ai ekziston, kështu që ai gjithmonë dëshiron ‘të bëjë gjithçka për ta’.

Foto: Instagram

Takimi dhe përshëndetja e artistit me fansat përfshinte foto, me fansat që pozonin në poza sugjestive seksuale, si dhe me duart në të pasme dhe kontakt shumë intime, shkruan DailyMail.

Chris shkroi në postimin e tij në InstaStory se të gjithë artistët kanë pako VIP takimesh dhe përshëndetjesh dhe ai nuk ka mbajtur një të tillë për më shumë se shtatë vjet.

“Unë i vlerësoj ata. Këto janë kujtime që do të zgjasin përgjithmonë. Ndryshe nga shumica e këtyre artistëve të çalë, që nuk duan të kenë as kontakt me sy me ta, me njerëzit që bënë të mundur të kesh një karrierë”, tha Chris në postim.

“Unë ekzistoj vetëm sepse këta fansa panë diçka tek unë që nuk e kisha menduar kurrë se ishte e mundur. Kështu që unë bëj gjithçka për fansat e mi!!”, shtoi ai.

Muajin e kaluar, TMZ raportoi se paketa VIP mund të kushtojë deri në 1000 dollarë për person.

Chris është aktualisht në turne me Lil Baby; ata do të dalin në skenë të martën mbrëma (2 gusht)në Cincinnati. Turneu me 27 qytete po prezantohet nga “Rolling Loud”; ai do të përfundojë më 27 gusht në Las Vegas, artisti publikoi albumin e tij të 10-të të titulluar Breezy më 24 qershor.

Foto: Getty Images

Në prill, Chris mirëpriti fëmijën e tij të tretë me Diamond Brown, një vajzë që e pagëzoi me emrin Lovely Symphani Brown në janar.

Ai gjithashtu ka vajzën Royalty, shtatë vjeç, me Nia Guzman dhe djalin Aeko Catori, dy vjeç, me Ammika Harris.

Chris më parë ishte në lidhje me Rihannan në vitin 2008, por lidhja përfundoi pasi ai e sulmoi yllin e muzikës fizikisht, ata gjithashtu u ribashkuan për herë të dytë nga janari 2013 deri në maj të atij viti. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Kim Kardashian bën një paraqitje mahnitëse, teksa modelon për markën e saj “SKIMS”

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Kalo në kategori