Nëna e Ben dhe Casey Affleck, Chris Anne Affleck, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare.

Sipas The Hollywood Reporter, ajo ndërroi jetë për shkak të komplikacioneve shëndetësore pasi u diagnostikua me kancer në pankreas.


Ajo lindi në Nju Jork, u diplomua në Harvard dhe kaloi 35 vjet si mësuese përpara se të dilte në pension në vitin 2008.

Gjatë gjithë jetës së saj, ajo ishte një aktiviste e përkushtuar për të drejtat e njeriut. Ajo u martua me Timothy Affleck dhe ata patën djemtë Ben dhe Casey. Ata u divorcuan kur Ben ishte 12 vjeç.

Ajo u ofroi bijve të saj mbështetje të jashtëzakonshme për karrierën e tyre si aktore dhe e ndihmoi të birin, Benin, të fillonte karrierën duke e lidhur atë me drejtoreshën e përzgjedhjes së aktorëve, Patty Collins.

Ajo vazhdoi aktivizmin e saj edhe pas daljes në pension, duke mbështetur grupin studentor aktivist të mbesës së saj dhe duke marrë pjesë në fushatën për Barack Obamën, duke u bërë organizatore e Aleancës për Drejtësi në Palestinë dhe duke qenë pjesë e projektit Sustainable Cape në shtëpinë e saj. /Telegrafi/