Detaje të rralla nga fëmijëria e Paris pranë babait të saj, Michael Jackson

Paris Jackson ka rrëfyer detaje të rralla nga fëmijëria me babanë e saj, ikonën e muzikës Michael Jackson, në podcastin “Call Her Daddy”.
Ajo tregoi se gjatë fëmijërisë kishte rregulla të rrepta.
Ajo dhe dy vëllezërit e saj, Prince dhe Bigi, duhej të përfundonin detyrat e shtëpisë dhe punët familjare para se të argëtoheshin gjatë fundjavave.
- YouTube www.youtube.com
Edhe televizori dhe filmat lejoheshin vetëm në kushte të caktuara.
Paris foli gjithashtu për fëmijërinë në Neverland, duke sqaruar se atraksionet e pronës nuk ishin të destinuara për të dhe vëllezërit e saj, por për fëmijë të sëmurë ose në vështirësi sociale.
Ajo shpjegoi edhe arsyen pse fëmijët e Michael Jackson shfaqeshin në publik me fytyrat e mbuluara.
Sipas saj, kjo bëhej që ata të mund të dilnin dhe të silleshin normalisht pa u njohur nga njerëzit.

Duke folur për të atin, Paris e përshkroi Michael Jackson si një njeri shumë humoristik dhe mikun e saj më të mirë.
Ajo tregoi gjithashtu se humbja e tij në vitin 2009 ishte një periudhë shumë e vështirë për të.

Paris foli hapur edhe për betejën me varësinë, duke treguar se që në moshë të vogël kërkonte mënyra për të ndryshuar gjendjen e saj emocionale.
E njëjta është e pastër nga substancat që nga fillimi i vitit 2020. /Telegrafi/



















































