LAJMI I FUNDIT:

Chiellini nuk do të pensionohet këtë verë

Chiellini nuk do të pensionohet këtë verë

Qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini ka vendosur të vazhdojë të luajë, por Zonja e Vjetër ende nuk i ka ofruar atij një rinovim kontrate në Allianz Stadium.

Sipas mediumit Corriere di Torino, kapiteni i Bianconerëve synon të vazhdojë të luajë edhe më tej dhe ka vendosur që ai të mos tërhiqet nga futbolli në fund të sezonit.


Gazeta pretendon se ai ndihet i gatshëm për të filluar një sezon të ri këtë vjeshtë, por kontrata e tij skadon në qershor dhe ende nuk iu ka ofruar një rinovim nga Bianconerët.

Chiellini: Juventusi i fokusuar për një vend të top katërshe
Lexo po ashtu Chiellini: Juventusi i fokusuar për një vend të top katërshe

Pa vazhdimin në Juventus, Chiellini tashmë ka thënë publikisht se ai nuk do të luajë diku tjetër në Itali apo Evropë.

Gazeta pretendon se ai kështu mund të shkonte drejt Amerikës, me hipoteza të lëvizjeve të mundshme ose në Amerikën e Jugut ose në SHBA.

36-vjeçari ka luajtur 14 herë në Serie A këtë sezon dhe është paraqitur në 531 ndeshje në të gjitha garat me Zonjën e Vjetër.

Chiellini, i cili ka luajtur edhe 106 herë nga Italia, arriti nga Fiorentina në korrik të vitit 2005 dhe që atëherë e ka ndihmuar klubin të fitojë nëntë Scudetto, katër Coppa Italia dhe pesë Superkupa të Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori