LAJMI I FUNDIT:

Chicharito nuk i mbajti lotët pas fitores ndaj Gjermanisë, lojtarët e Meksikës në festë

Chicharito nuk i mbajti lotët pas fitores ndaj Gjermanisë, lojtarët e Meksikës në festë
Hector Moreno dhe Javier Hernandez (Foto: Getty Images)

Gary Lineker përveç karrierës së tij, ai shpesh herë përmendet edhe për thënien e tij të famshme: “Futbolli është një lojë e thjeshtë. 22 lojtarë ndjekin topin për 90 minuta dhe në fund fiton gjithmonë Gjermania”, por meksikanët nuk mendojnë kështu, së paku jo në këtë të diel.

Kampionët aktual humbën në ndeshjen e tyre të parë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ nga Meksika me rezultat 0-1.

Golin e fitores e shënoi Hirving Lozano në minutën e 35-të.

Trajneri Juan Carlos Osorio duke festuar fitoren ndaj Gjermanisë (Foto: Getty Images)

Kjo gjë gëzoi shumë tifozët e pranishëm në Luzhniki Stadium, por edhe ata në Meksikë.

Nga gëzimi i madh te goli i Lozanos, meksikanët shkaktojnë tërmet në kryeqytetin e tyre
Lexo po ashtu Nga gëzimi i madh te goli i Lozanos, meksikanët shkaktojnë tërmet në kryeqytetin e tyre

Por, jo vetëm. Lojtarët e Përfaqësueses së Meksikës në fund të ndeshjes kanë shpërthyer nga gëzimi.

Javier Hernandez duke qarë në fund të ndeshjes (Foto: Getty Images)

Në menin e tyre ishte edhe Javier Hernandez, i cili nuk arriti të mbajë lotët.

Kjo fitore është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Meksikës në Botëror pasi tani gjasat që ata të kalojnë grupin janë të mëdha.

Edson Alvarezit nuk mund të besonte se Meksika e tij ka fituar ndaj Gjermanisë (Foto: etty Images)

Ndeshja e tyre e ardhme në Grupin F është kundër Koresë së Jugut, pastaj në fund ndaj Suedisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori