LAJMI I FUNDIT:

Chicago e New Yorku kundërshtojnë veprimet e presidentit, vendimi i Trumpit mund të përfundoj në gjykatë

Chicago e New Yorku kundërshtojnë veprimet e presidentit, vendimi i Trumpit mund të përfundoj në gjykatë

Të hënën, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi se do të dërgojë agjentë federalë në New York dhe qytete të tjera që janë kështjella të demokratëve, për të mbrojtur ndërtesat e qeverisë federale dhe “rivendosur rendin”.

Aksioni i agjentëve federalë në Portland u quajt “devijim autoritar”. “Administrata Trump nuk do të vendosë agjentë pa emër në rrugët e Chicagos”, tha të martën kryebashkiaku Lori Lightfoot, duke njoftuar se do të padisë Trumpin.


Chicago ka regjistruar një shpërthim dhune kohët e fundit, ku janë kryer 116 vetëvrasje në 28 ditët e fundit, një rritje prej gati 200 për qind, sipas Departamentit të Policisë, shkruan reuters.

Bill de Blasio

Dhe Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio përsëriti të mërkurën se qyteti do të ndjekë penalisht agjentët federalë nëse ata vendosen.

Presidenti republikan ka kritikuar ashpër demokratët me të cilat qytete dhe shtete udhëheqin, ku krimi është në rritje, dhe shpreson se programi i tij i futjes së “ligjit dhe rendit” do t’ia rrisë popullaritetin katër muaj para zgjedhjeve presidenciale, transmeton Telegrafi.

Shtëpia e Bardhë po përpiqet të përqendrohet në krimin urban në fjalimet e saj, ndërsa popullariteti i Trump po bie për shkak të mënyrës sesi qeveria e tij menaxhoi pandeminë e coronavirusit.

Programi “Legjendat e Operacionit” përfshin anëtarët e Policisë Federale (FBI) dhe agjencive të tjera që punojnë në partneritet me zbatimin e ligjit vendor.

Ajo u emërua pasi një djal katërvjeçar, LeGend Taliferro, i cili u qëllua dhe u vra në orët e para të mëngjesit më 29 qershor në Kansas City. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori