LAJMI I FUNDIT:

Chelsea vjen me ofertë, 34 milionë euro për Ramsey

Chelsea vjen me ofertë, 34 milionë euro për Ramsey
Aaron Ramsey (Getty Images)

Ylli nga Uellsi, Aaron Ramsey mbetet pa kontratë apo lojtarë i lirë në verën e ardhshme dhe Chelsea kanë gati rreth 34 milionë euro për transferimin e tij.

Chelsea ka emëruar para disa javësh Maurizio Sarrin trajner të ri të skuadrës dhe tani janë duke kërkuar përforcime për të përmbushur dëshirat e tij.


Njëri nga emrat më të përfolur për ta transferuar gjatë këtij afati kalimtar veror është mesfushori Ramsey.

Chelsea monitoron Ramseyn
Lexo po ashtu Chelsea monitoron Ramseyn

Rivalët e londinez të Arsenalit po përgatisin një ofertë për të rrëmbyer atë nga Emirates.

Ramsey në aksion (Getty Images)

Sipas Daily Mail, Blutë kanë gati 30 milionë funte apo rreth 34 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin e Arsenalit.

Megjithëse Unai Emery e sheh Ramseyn si një figurë të rëndësishme në rindërtimin e Topçinjve, reprezentuesi i Uellsit ende nuk ka nënshkruar një marrëveshje të re me skuadrën nga Emirates.

Arsenali i jep ultimatum Ramseyt, rinovo ose largohu
Lexo po ashtu Arsenali i jep ultimatum Ramseyt, rinovo ose largohu

Kontrata e tij aktuale skadon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Chelsea tani janë të vendosur për të lëvizur për të dhe po përpiqen për të përfunduar një marrëveshje me çmim të prerë.

Më herët gjatë muajit është përfolur edhe për një ultimatum nga ana e drejtuesve të Arsenalit, të cilët thuhet se i kanë kërkuar rinovimin ose largimin nga klubi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet

Boks

"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, ​​vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas

La Liga
Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Van Dijk dhe Alexander-Arnold qajnë për largimin e Kloppit nga Liverpooli

Premier League
Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Pep Guardiola merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij tek Man City

Premier League
Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Tyson Fury i bëri një premtim befasues Oleksandr Usykut me të përfunduar dueli

Boks
Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët

Vëllain e Kylian Mbappes e pyesin tifozët "a do transferohesh te Real Madridi?" - francezi i talentuar i lë të shtangur

La Liga
Kalo në kategori