LAJMI I FUNDIT:

Chelsea do të fillojë negociatat në janar për transferimin e Alabas

Chelsea do të fillojë negociatat në janar për transferimin e Alabas
LISBON, PORTUGAL - AUGUST 23: David Alaba of FC Bayern Munich celebrates following his team's victory in the UEFA Champions League Final match between Paris Saint-Germain and Bayern Munich at Estadio do Sport Lisboa e Benfica on August 23, 2020 in Lisbon, Portugal. (Photo by Matt Childs/Pool via Getty Images)

David Alaba ka vendosur të largohet nga Bayern Munich, pasi nuk është gjetur gjuhë e përbashkët për vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e mbrojtësit austriak me kampionin në fuqi të Gjermanisë skadon në verën e vitit të ardhshëm.


Bavarezët tentuan me disa oferta për ta bindur Alaban të vazhdoj kontratën, por ky i fundit ka treguar se dëshiron të ndërrojë mjedis.

Tani e përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se e ardhmja e mbrojtësit austriak pritet të jetë në Angli.

Chelsea po shihet si skuadra favorite për të nënshkruar me të, me londinezët që zyrtarisht do të hapin negociatat me agjentin e lojtarit Pini Zahavi.

Gjiganti anglez pritet të nënshkruajë një para kontratë me Alaban në mënyrë që austriaku t’iu bashkohet në verë si futbollist i lirë.

Lojtarit i pëlqen transferimi te Chelsea, ku do të bashkohej me lojtarë tjerë që më parë kanë luajtur në Bundesliga si Timo Werner, Kai Havertz apo Antonio Rudiger.

Gjithsesi Chelsea nuk do ta ketë të lehtë të nënshkruajë me të, pasi në garë janë edhe Juventus, Inter, Paris Saint Germain,Real Madrid e Barcelona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori