Negociatat për shitjen e Chelseat janë duke vazhduar dhe ku kampioni aktual i Evropës do të kalojë në duart e pronarëve të rinj, ai do të bëhet skuadra sportive më e paguar në histori.

Qeveria britanike ka ngrirë asetet e Roman Abramovich, duke përfshirë gjithçka që ka te Chelsea. Kështu rusi detyrohet të shesë klubin, por me kusht që paratë të mos i shkojnë atij.


Fillimisht, Abramovich kërkonte 4.2 miliardë euro për Chelsean, por Athletic raporton se çmimi real është 3.6 miliardë euro për sa pritet të shitet.

chelsea 3 1

Kjo do të thotë se Chelsea do të bëhet klubi më i paguar në historinë e sportit. Kështu do të kalojë ekipin NBA, Brooklyn Nets, për të drejtat e pronësisë së të cilit Joseph Tsai ka paguar më shumë se 3 miliardë euro.

Sipas Athletic, tashmë kanë mbërritur oferta të shumta nga miliarderë në mbarë botën dhe të gjitha tejkalojnë shumën që Tsai pagoi për Brooklyn Nets, ndaj është pothuajse e sigurt që Chelsea do të bëhet klubi më i shtrenjtë i paguar ndonjëherë.

chelsea 3

Aktualisht klubi më i shtrenjtë në futbollin anglez është Manchester United. Familja Glazer dikur i pagoi Djajtë e Kuq pak më pak se një miliard euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app