Chelsea shfaq interesim për Coutinhon

276:"BARCELONA, SPAIN - APRIL 16: Philippe Coutinho of Barcelona controls the ball during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between FC Barcelona and Manchester United at Camp Nou on April 16, 2019 in Barcelona, Spain. (Photo by Matthias Hangst/Getty Images) 12:"Getty Images
Chelsea është duke shikuar mundësitë të transferojë Philippe Coutinho nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas Calciomercato, braziliani shikohet si zëvendësim i Eden Hazardit në rast të largimit nga Stamford Bridge, i cili së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te Real Madridi.
Ish-ylli i Liverpoolit nuk është i kënaqur me minutat te klubi nga Camp Nou dhe kështu ai duke menduar largimin.
Kujtojmë se Coutinho iu bashkua Barçës nga Reds në janarit e 2018 për 120 milionë euro, por ka dështuar të impresionojë trajnerin Ernesto Valverde, ku nën urdhrat e të cilit ka bërë vetëm 35 ndeshje në 15 muaj.
Më herët ishte raportuar se për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Manchester Unitedi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
22/04/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































