Klubi anglez, Chelsea thuhet se ka ndarë një shifër të lartë prej 200 milionë funteve apo 232 milionë euro për të nënshkruar me dyshen e mesfushës angleze, Declan Rice dhe Jude Bellingham.

Pronari i Chelsea, Tood Boehly raportohet se ishte i pranishëm të hënën teksa dyshja bëri përshtypje në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës të Anglisë kundër Iranit në Katar.

Reklama

Sipas The Telegraph, Boehly po tregonte mbështetjen e tij për lojtarët aktualë të Chelseat, Mason Mount dhe Raheem Sterling, por gjithashtu kishte një sy në shfaqjet e Bellingham dhe Rice.

Mesfushori i Borussia Dortmund, Bellingham shënoi golin e parë të Anglisë në fitoren 6-2 të hënën.

Reklama

Performanca e tij e përgjithshme nënvizoi pse 19-vjeçari pritet të jetë qendra e një gare transferimi prej 130 milionë funtesh apo 150 milionë euro në fund të sezonit.

Reklama

Rice bëri gjithashtu debutimin e tij në Kupën e Botës kundër Iranit, me mesfushorin e West Hamit, i cili është një objektiv i vjetër i Bluve.

Të dy reprezentuesit anglezë ka të ngjarë të kushtojnë më shumë se 100 milionë euro secili, por Chelsea pritet të nisë lëvizjet për të dy lojtarët. /Telegrafi/