LAJMI I FUNDIT:

Chelsea i pandalshëm, bëhet lider i Ligës Premier (Video)

Chelsea i pandalshëm, bëhet lider i Ligës Premier (Video)

‘Blutë’ e Londrës kanë shënuar edhe një fitore të radhës në Ligën Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Middlesbroug me rezultat 1-0.

Djelmoshat e trajnerit Antonio Conte po përjetojnë një super-formë, duke arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionatin anglez.


Pjesa e parë e ndeshjes filloi me skuadrën mysafire, e cila kërkonte të gjente sa më shpejt golin e epërsisë, duke rrezikuar disa herë me Victor Moses dhe Pedro, por në dy rastet goli iu mohua nga portieri Victor Valdes.

Megjithatë, ‘Blutë’ arritën të gjejnë golin e parë në këtë pjesë, pasi pas një tollovie në zonën e vendasve më së miri u gjend spanjolli Diego Costa, i cili shënoi në minutën e 41-të për 1-0 dhe skuadrat me këtë rezultat shkuan në epërsi.

diego-costa1
Grinta e Diego Costas pas golit të shënuar

Pjesa e dytë ishte më e barabartë për nga krijimi i rasteve dhe loja e treguar, por me një nuancë më të mirë skuadra e Middlesbrough, që provuan të gjejnë golin e barazimit me Adama Traore(75’) dhe Alvaro Negredo (78’), por Thiabut Courtouis u tregua i shkathët dhe ia mohoi golin.

adam-traore
Traore në aksion gjatë ndeshjes

Deri në fund edhe Chelsea pati disa raste, por pa arritur të shënojnë edhe një gol dhe kështu ndeshja përfundoi me fitoren e ‘Bluve’ me rezultat 1-0, fitore kjo që e bënë lider të Ligës Premier me 28 pikë.

Në javën tjetër, Chelsea e pret Tottenhamit në shtëpi, ndërsa Middlesbroug, pas kësaj humbje e sheh vetën në vendin e 15-të me 11 pikë dhe udhëton te Leicester City. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori