LAJMI I FUNDIT:

Chelsea kthehet te fitorja në duelin me Crystal Palacen – xhiron tjetër e pret derbi

Chelsea kthehet te fitorja në duelin me Crystal Palacen – xhiron tjetër e pret derbi

Chelsea është rikthyer te fitorja, pasi ka mposhtur 1-0 Crystal Palacen në “Stamford Bridge” në kuadër të javës së 20-të në Ligën Premier.

Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët, duke rrezikuar me anë të Michael Olise në minutën e 21-të, por goditja e tij u prit nga Kepa Arrizabalaga.


Katër minuta më vonë, Blutë rrezikuan me anë të Thiago Silvas, mirëpo Vicente Guaita ishte në vend.

Një mundësi të mirë e lëshoi edhe Kai Havertz në minutën e 33-të, pasi goditja e tij shkoi mbi portë.

Ishte minuta e 42-të e takimit kur talenti Lewis Hall nuk e shfrytëzoi një pasim të Conor Gallagherit, duke e çuar topin afër shtyllës së djathtë.

Por, goli i parë dhe i vetëm i takimit u shënua në minutën e 64-të, kur Hakim Ziyech asistoi te Havertz, që e mposhti me kokë Guaitan.

Deri në und, dy skuadrat tentuan që të shënonin gola, por që rezultati mbeti i pandryshuar, 1-0.

Pas javës së 20-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e dhjetë me 28 pikë, po aq sa ka edhe Liverpooli, ndërsa në xhiron ne 21-të do të takohen pikërisht me The Reds. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori