LAJMI I FUNDIT:

Chelsea huazon talentin Loftus-Cheek

Chelsea huazon talentin Loftus-Cheek

Lideri aktual i Ligës Premier, Chelsea po synon t’i bëjë me skuadra të reja talentet e sajë.

Mesfushori i talentuar anglez, Ruben Loftus-Cheek shihet si e ardhmja e klubit londinez mirëpo hapësirat për të janë të pakta.


Kësisoj Chelsea ka vendosur ta huazojë për gjashtë muajt e ardhshëm lojtarin që të përfitojë më shumë përvojë.

Reprezentuesi i Anglisë U21, po kërkohet nga disa skuadra të ndryshme, ndërsa më së afërmi është ekipi gjerman Borussia Moenchegladbach.

Përveç skuadrës gjermane në garë për ta huazuar talentin anglez janë edhe Brighton, Newcastle Untied dhe Stoke City. /Telegrafi/