LAJMI I FUNDIT:

Chelsea hap arkën për transferimin e Caicedos

Chelsea hap arkën për transferimin e Caicedos

Chelsea thuhet se po përgatit një ofertë masive për Moises Caicedon pasi grumbulloi paratë e nevojshme përmes shitjeve.

Blutë thuhet se kanë bërë një ofertë prej 65 euro funte për mesfushorin e Brighton në fillim të këtij muaji, por që ishin refuzuar.


Sipas The Mail Online, Chelsea po planifikon të vendosë një ofertë të re dhe të përmirësuar për Caicedon, i cili vlerësohet në mbi 80 milionë euro nga Pulëbardhat.

Si do të përfitojë Chelsea nga Strasbourg pasi fillon projekti me shumë klube
Lexo po ashtu Si do të përfitojë Chelsea nga Strasbourg pasi fillon projekti me shumë klube

Lajmi për ofertën e re vjen pas një sërë daljesh nga Stamford Bridge që kanë grumbulluar 110 milionë euro.

Klubi londinez thuhet se është afër shitjes së Kai Havertz në Arsenal, si dhe të shohë Kalidou Koulibaly, Hakim Ziyech dhe Edouard Mendy të kalojnë në Ligën Saudite.

Shtimi i Caicedos do të ndodhte gjithashtu në mes të një eksodi masiv nga qendra e mesfushës te Chelsea.

Sulmuesi i ri i Chelseat cilësohet si "Neymar i ri" - Blutë shpresojnë për gola nga reprezentuesi senegalez
Lexo po ashtu Sulmuesi i ri i Chelseat cilësohet si "Neymar i ri" - Blutë shpresojnë për gola nga reprezentuesi senegalez

Trajneri i ri Mauricio Pochettino mund të jetë pa Mason Mount, i cili thuhet se është afër një transferimi te Manchester United, si dhe Mateo Kovacic i cili është afër nënshkrimit për Manchester Cityn.

Pochettino gjithashtu do të duhet të përballet pa N’Golo Kanten, i cili tani ka përfunduar transferimin e tij në Al-Ittihad pas shtatë vitesh në Londrën Perëndimore. /Telegrafi/