LAJMI I FUNDIT:

Chelsea dhe Unitedi i qasen seriozisht transferimit të Chiesas

Chelsea dhe Unitedi i qasen seriozisht transferimit të Chiesas

Dy klubet e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester Unitedi po lidhen seriozisht me një transferim të sulmuesit të Fiorentinës, Federico Chiesa.

Sipas mediumit italian Gazzetta Dello Sport, sulmuesi i gjithanshëm po përgatitet për një transferim në Angli këtë verë ndërsa ai hyn në dy vitet e fundit të kontratës së tij.


Chiesa, i cili flet rrjedhshëm anglisht – tani mund të vendoset për një kalim të madh parash në Ligën Premier.

E pranon presidenti i Fiorentinës: Chiesa mund të largohet në verë
Lexo po ashtu E pranon presidenti i Fiorentinës: Chiesa mund të largohet në verë

Manchester Unitedi është në treg për një sulmues të ri, pasi Daniel James dhe Jesse Lingard kanë dështuar të mbështesin yjet e skuadrës si Marcus Rashford dhe Anthony Martial.

Ndërkohë, Chelsea mund të humbas treshen e sulmit: Willian, Pedro dhe Olivier Giroud si lojtar të lirë në verë dhe duan përforcime në këtë pozitë.

Interi me ofertë fantastike për Fiorentinën, ofron para dhe dy futbollistë për Chiesan
Lexo po ashtu Interi me ofertë fantastike për Fiorentinën, ofron para dhe dy futbollistë për Chiesan

Chiesa thuhet se do të ishte në gjendje të futet në ndonjërin nga tre pozicionet e sulmit në sistemin e trajnerit Frank Lampard.

Megjithatë, transferimi i yllit italian nuk do të jetë aspak i lehtë pasi Chiesa pëlqehet shumë edhe nga dy gjigantët e Serie A, Juventusi dhe Interi. /Telegrafi/