LAJMI I FUNDIT:

Chelsea – Caicedo, situata kalon në një fazë krejtësisht të re

Chelsea – Caicedo, situata kalon në një fazë krejtësisht të re

Chelsea raportohet se është shumë afër transferimit të Moise Caicedos nga Brightoni.

Blutë janë duke zhvilluar negociata të vështira me rivalin nga Liga Premier sa i përket pjesës së çmimit, pasi Pulëbardhat kërkojnë mbi 100 milionë euro, por skuadra londineze dëshiron të ofrojë nën këtë shumë.


“Unë pres që ky operacion të realizohet sepse Chelsea do të donte të merrte Caicedon në kohë për turneun e tyre në SHBA”, ka bërë të ditur gazetari Ben Jacobs për Give Me Sport.

"Ai do të ishte një nënshkrim masiv" - Silva flet për lojtarin që do dëshironte ta shihet te Chelsea
Lexo po ashtu "Ai do të ishte një nënshkrim masiv" - Silva flet për lojtarin që do dëshironte ta shihet te Chelsea

“Padyshim që edhe ata janë të lodhur, sepse kush do të thotë që një ofertues tjetër nuk do të hyjë? Ka shumë që kërkojnë për atë lloj mesfushori”.

“Por, për momentin, Chelsea ka pasur një ecuri relativisht të qartë dhe ata nuk do të duan asnjë komplikim, sepse është mjaft e qartë se nëse vjen një kërkues tjetër, çmimi thjesht do të rritet edhe më shumë”, ka bërë të ditur Jacobs.

Blutë pritet të paguajnë nga 80 deri në 100 milionë euro për ekuadorianin, i cili ndezi Ligën Premier me paraqitjet e tij sezonin e kaluar.

Pochettino rrezikon ta përfundojë herët aventurën te Chelsea pas deklaratës rreth pronarëve të klubit
Lexo po ashtu Pochettino rrezikon ta përfundojë herët aventurën te Chelsea pas deklaratës rreth pronarëve të klubit

Arsenali, Liverpool dhe Manchester United janë lidhur të gjithë me një lëvizje verore për mesfushorin, por duket se Chelsea është kryesuesi për momentin.

Blutë do të fluturojnë për në Shtetet e Bashkuara më 17 korrik, kështu që nëse Jacobs nuk gabon, marrëveshja për Caicedon do të finalizohet këtë javë. /Telegrafi/