LAJMI I FUNDIT:

Chelsea apo Arsenal? Rashford parashikon fituesin e Ligës së Evropës

Chelsea apo Arsenal? Rashford parashikon fituesin e Ligës së Evropës
Marcus Rashford (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Vëmendja e shumë tifozëve dhe jo vetëm do të jetë sot (29 maj) te përballja në mes të Chelseat dhe Arsenalit, pasi do të përballen në finale të Ligës së Evropës.

Përveç tifozëve, finale në mes dy skuadrave Londineze do ta shikojë edhe Marcus Rashford i Manchester United, që ka dhënë edhe parashikimin e tij.


Sulmuesi anglez ka thënë se ai mendon që Chelsea do ta fitojë trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë për klube, shkaku që aty luan Eden Hazard.

Eden Hazard në stërvitje me Chelsean para finales me Arsenalin (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

“Kush do ta fitojë Ligën e Evropës? Jam për Chelsean, vetëm që aty luan Eden Hazard”, ka thënë Rashford në një intervistë për talkSport.

“Ai mund të bëjë çdo gjë në çdo moment, është i shpejtë, ka teknikë të jashtëzakonshme. Mendoj se ai do ta bëjë diferencë në përballjen, por të shohim çfarë do të ndodhë”, ka shtuar më tej sulmuesi i Manchester United.

Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Finalja londineze: Chelsea dhe Arsenal e duan Ligën e Evropës, formacionet e mundshme

Për Eden Hazardin kjo finale mund të jetë ndeshja e fundit në fanellën e Chelseas, pasi është duke u kërkuar me ngulm nga Real Madridi dhe janë shumë afër marrëveshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori