LAJMI I FUNDIT:

Charles arrin në Buckingham Palace përpara procesionit të kurorëzimit

Charles arrin në Buckingham Palace përpara procesionit të kurorëzimit

Charles ka arritur në Pallatin Buckingham, përpara procesionit të kurorëzimit, i cili është planifikuar të fillojë rreth orës 11:20.

Charles dhe Camilla kaluan natën para kurorëzimit të tyre duke darkuar së bashku në Clarence House.


Rezidenca, e ndërtuar midis 1825 dhe 1827 sipas projekteve të John Nash, ka qenë shtëpia e tyre për gati njëzet vjet, raporton skynews.

Princi Harry dhe Princi Andrew nuk do të kenë asnjë rol zyrtar në ceremoninë e kurorëzimit të Charles
Lexo po ashtu Princi Harry dhe Princi Andrew nuk do të kenë asnjë rol zyrtar në ceremoninë e kurorëzimit të Charles

Ajo gjendet në një distancë të shkurtër prej Buckingham Palace, gjegjësisht qëndron pranë Pallatit të St James.

Është një nga 18 kështjellat, pronat dhe ‘vilat’ kryesore të përdorura nga Mbreti Charles dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore.

Nga ngacmimet në shkollë tek tragjedia e Dianës - ngjarjet që 'i dhanë formë' Mbretit Charles III
Lexo po ashtu Nga ngacmimet në shkollë tek tragjedia e Dianës - ngjarjet që 'i dhanë formë' Mbretit Charles III

Ndryshe, Mbreti Charles III-të i Mbretërisë së Bashkuar dhe i vendeve të tjera të Commonwealth-it, priti shtatë dekada për të marrë fronin – dhe njëherësh është trashëgimtari më jetëgjatë në historinë britanike.

Kurorëzimi do të bëhet në Westminster Abbey – 70 vjet prej kur nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth II-të, u kurorëzua në të njëjtën kishë mbretërore. /Telegrafi/