LAJMI I FUNDIT:

Çfarë po ndodh me futbollin spanjoll – humbja e identitetit, mungesa e golave dhe spektaklit deri te debakli në Evropë

Çfarë po ndodh me futbollin spanjoll – humbja e identitetit, mungesa e golave dhe spektaklit deri te debakli në Evropë

Sevilla, Barcelona dhe Real Sociedad u shkatërruan këtë javë në Evropë dhe rezultatet e tyre të dobëta kanë nxitur shumë debat që ka të bëjë me cilësinë në La Liga këtë sezon.

Lojtarët e klasit botëror si Kylian Mbappe ose Erling Haaland mund të jenë të lidhur me klube spanjolle, por në Spanjë analistët janë të shqetësuar për humbjen e identiteti të futbolli spanjoll.


Fuqitë e La Ligas nuk dominojnë më ndeshjet dhe kanë dështuar këtë sezon për të imponuar lojën e tyre ndaj kundërshtarëve në Evropë.

Loja me një prekje ka humbur dhe ekipet kanë vuajtur shumë para portës kur bëhet fjalë për sezonin 2020/21.

Në fakt, deri tani tetë skuadra të La Ligas kanë shënuar më pak gola sesa që kanë luajtur ndeshje këtë sezon, ndërsa në Serie A, vetëm Parma ka shënuar më pak se një gol për ndeshje (15 gola në 22 ndeshje).

Ekipet spanjolle kanë mungesë rrjedhshmërie, prodhojnë më pak pasime, krijojnë më pak raste dhe më pak gola se sa pjesa tjetër në Evropë dhe kjo po bëhet e dukshme edhe në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Skuadrat e La Ligas shënojnë mesatarisht vetëm 2.52 gola për ndeshje, e cila është shifra më e ulët në mesin e pesë ligave kryesore.

Bundesliga kryeson listën me 3.05 gola për ndeshje, e ndjekur nga Serie A (3.0 për ndeshje), Ligue 1 (2.73) dhe Liga Premier (2.72).

Nga edicioni 2013/14 deri në 2017/2018, kur Real Madrid, Barcelona dhe Sevilla dominuan në Evropë, skuadrat e La Liga Santander shënonin mbi 1.000 gola në sezon.

Kjo shifër ka rënë, ndërsa këtë vit vlerësohet se ata do të arrijnë dikur rreth 958 gola, bazuar në normën aktuale të shënimit të golave.

Asnjë ligë nuk regjistron më pak goditje në portë, asistime, përpjekje për driblime, kundërsulme dhe pasime sesa La Liga, e cila është e dyta në ndërprerjet e lojës, me gati 27 ndërhyrje të palejueshme për ndeshje.

Pak para, më pak nënshkrime dhe ikja e talenteve

La Liga është kampionati, ekipet e së cilës kanë shpenzuar më pak se ekipet në pesë kampionatet e mëdhave pas shpërthimit të COVID-19.

Përveç mungesës së talentit, lojtarët e mirë janë larguar nga vendi për të bërë karrierë në ligat e tjera në Evropë.

David De Gea, Kepa Arrizabalaga, Sergio Reguilon, Rodri Hernandez, Thiago Alcantara, Dani Olmo, Fabian Ruiz, Ferran Torres dhe Alvaro Morata janë vetëm disa nga lojtarët e Kombëtares së Spanjës që nuk janë në klubet spanjolle.

Për të shikuar një krahasim, nga 23 lojtarët e thirrur nga Luis Aragones për Kampionatin Evropian 2008, vetëm katër luanin jashtë vendit: Fernando Torres, Xabi Alonso, Cesc Fabregas dhe Pepe Reina.

Ndërkohë, vetëm tre lojtarë të ekipit që fituan Kupën e Botës 2010 luajtën diku tjetër në Evropë: Torres, Fabregas dhe Reina .

Dy vjet më vonë, Spanja dominoi Kampionatin Evropian 2012 me Torres, Juan Mata, David Silva dhe Reina që ishin anëtarët e vetëm të skuadrës që nuk u paraqitën në La Liga.

Këtë sezon, të tre golashënuesit kryesorë spanjollë në Ligën e Kampionëve: Morata, Ferran Torres dhe Angelino – luajnë jashtë vendit.

Barcelona dhe Real Sociedad nuk do ta kenë një detyrë të lehtë në përpjekjen e tyre për të kthyer rezultatin kundër Paris Saint-Germain dhe Manchester United.

Në anën tjetër emrat e Mbappe dhe Haaland, mund të shfaqen si përforcime për klubet spanjolle, por La Liga aktualisht ka mungesë të super yjeve, por edhe të lojës e spektaklit siç ka qenë dikur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori