LAJMI I FUNDIT:

Çfarë ndodhi me aktorin origjinal të “The Mummy”, ku është dhe si duket ai sot (Foto)

Çfarë ndodhi me aktorin origjinal të “The Mummy”, ku është dhe si duket ai sot (Foto)

Derisa po shfaqet filmit i ri “The Mummy”, mediat kanë hulumtuar për të mësuar se çfarë ka ndodhur me Brendan Fraser.

Aktori, i cili e ka luajtur rolin origjinal në filmat për mumien, nuk është pjesë e filmit të ri me Tom Cruise në rolin kryesor. Në fakt, 48-vjeçari është duke munguar në filma qe një kohë.


Fraser ka përjetuar vite të tëra suksesi që nga roli debutues në vitin 1992 në “Encino Man”, mirëpo karriera e tij ka marrë teposhtën në vitet e fundit pas disa zgjedhjeve të roleve të këqija.

Brendan Fraser në “George of the Jungle”

“Bedazzled”, “The Quiet American”, “Journey to the Centre of the Earth” e “George of the Jungle” – ishin disa prej filmave të fundit të Fraser që ishin mjaft të suksesshëm në ‘box office’.

Mirëpo, në vitin 2008, ai vendosi të luante në vazhdimin e tretë “The Mummy: Tomb of the Dragon Emperor” që ishte një gabim i madh – bën të ditur Telegrafi.

Filmi u kritikua në masë të madhe dhe ndikoi shumë negativisht në reputacionin e aktorit. Ndërkaq, goditja më e madhe i erdhi kur nuk përfshi në “Journey to the Centre of the Earth 2”, pasi roli iu dha Dwayne Johnsonit.

Në vazhdim, ai luajti në disa filma të pavarur dhe e ka huazuar zërin në disa pjesë të filmave të animuar. Dhe tash kanë kaluar katër vite prej se Fraser nuk është paraqitur në ekranin e madh.

Në ndërkohë, aktori ka luajtur në disa seriale televizive duke përfshirë edhe “The Affair” dhe “Texas Rising”.

Fraser dhe Rachel Weisz në “The Mummy Returns”

Njëherësh, për fatin e keq të Fraser, në vitet e fundit ai ka edhe probleme financiare. Në vitin 2013, u desh t’i shkruante gjykatës që t’ia ulte pagesën vjetore që ia bënte ish-gruas, pasi nuk kishte 900.000 dollarë për t’i dhënë asaj.

Sipas dokumenteve nga Gjykata në Connecticut, të siguruara nga TMZ, ai përfitonte vetëm 92.000 dollarë në muaj, nga të cilët 25.000 dollarë i paguante vetëm për fëmijët, teksa shpenzimet tjera i tejkalonin të hyrat e tij.

Sido që të jetë, fansat duket se vazhdojnë ta duan aktorin. Në vitin e kaluar, change.org nisi një peticion me titullin “Kthejeni Brendan Fraserin në film/televizion”, ndërsa ky peticion u nënshkrua nga 46.000 njerëz.

Kështu duket tash Brendan Fraser

Dhe fansave iu është plotësuar dëshira, pasi Fraser do të luajë në serialin “Trust” të regjisorit Danny Boyle, krahas Hilary Swank dhe Donald Sutherland – transmetimi i të cilit do të fillojë në vitin 2018. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Oriola Marashi pozon nudo, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

“Mbylle gojën” – Degradon debati mes Romeos dhe Eglës gjatë spektaklit

Magazina
Kalo në kategori