Për shumë burra, koncepti i kujdesit për lëkurën mezi ka hyrë në fjalorin e tyre
Rutina më e zakonshme për ta, përfshin një sapun normal, xhel dushi dhe spërkatës trupi, zakonisht nga sete dhuratash në kuti, të bëra me raste festash e ditëlindjesh.
Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsye se pse burrat s’duhet të kenë produkte të kujdesit personal, sipas llojit të lëkurës së tyre.
Një rutinë e thjeshtë, por shumë efektive për lëkurën e burrave duket pak a shumë kështu:
– Eksfolimi (2-3 herë në javë për 30 sekonda)
– Pastrimi (Çdo ditë, 30 sekonda)
– Aplikimi i serumit (çdo ditë, 10 sekonda) – Opsional
– Krem hidratues (çdo ditë, 10 sekonda)
– Krem mbrojtës ndaj diellit
1 – Eksfolimi
Hapi i parë, eksfolimi, shërben për të hequr qelizat e vdekura të lëkurës, papastërtitë dhe sebumin/yndyrën nga lëkura.
Pastrimi i thellë që ofron një produkt eksfoliant gjithashtu depërton në poret dhe zhbllokon papastërtitë e thella, duke ndaluar bllokimet që kontribuojnë në probleme si pikat e zeza.
Duhet të dini se ka dy lloje eksfolimesh: eksfolim kimik dhe scrub. Nëse keni një lëkurë shumë të ndjeshme, preferohet lloji i parë.
2 – Pastrimi
Pastrimi është hapi më i rëndësishëm i mirëmbajtjes ditore në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Gjatë gjithë ditës, lëkura është e ekspozuar ndaj papastërtive dhe gjatë kësaj kohe, sebumi grumbullohet në sipërfaqe të lëkurës. Larësi i fytyrës e heq këtë, duke ndihmuar në parandalimin bllokimit të poreve dhe acarimit të lëkurës.
3 – Aplikimi i serumit
Serumet janë një shtesë e vogël në rutinën e kujdesit. Aplikimi i tyre mes larësit dhe kremit hidratues mund të jetë për disa efekte si për shembull: anti-plakje, anti-njolla etj. 1-3 pika serum mjaftojnë për t’u shpërndarë në gjithë fytyrën.
4 – Kremi hidratues
Kremi hidratues mban lëkurën të hidratuar dhe e forcon atë. Ky krem formon një barrierë mbrojtëse mbi lëkurë, duke ndihmuar në parandalimin e bllokimit të poreve.
Se sa krem hidratues duhet të përdorni varet nga stina dhe lloji i lëkurës. Nëse lëkura juaj është e yndyrshme, duhet të përdorni një sasi të vogël.
Për të gjitha llojet e lëkurës, ju mund të rrisni sasinë që përdorni gjatë muajve më të ftohtë, pasi temperaturat e ulëta ngadalësojnë prodhimin e sebumit, vajrave natyralë të prodhuar nga lëkura.
5 – Krem mbrojtës me SPF
Dëmtimi nga dielli është një nga shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, si dhe është një faktor ndikues në kancerin e lëkurës. Për këto arsye, një krem hidratues duhet të ketë edhe faktor mbrojtës, ose opsioni më i mirë do të ishte të merrnit një krem tjetër vetëm për mbrojtjen nga rrezet e dëmshme.
Burimet: Anabel, Mankind
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën