SHBA-të do të tërheqin 5,000 trupa nga Gjermania.

Por çfarë çoi në përplasjen midis Donald Trump dhe Friedrich Merz dhe pse ka rëndësi?
Pse Gjermania?


Të hënën, Merz tha se Irani i kishte “poshtëruar” SHBA-të kur i kishte bindur zyrtarët të udhëtonin në Pakistan dhe ata u detyruan të largoheshin pa rezultate.

Ai shtoi se udhëheqësit iranianë po “negocionin me shumë mjeshtëri, duke denoncuar mungesën e një strategjie daljeje të SHBA-së”.

Trump u përgjigj me një seri postimesh në rrjete sociale, duke akuzuar rremë Merzin për tolerimin e një Irani të armatosur bërthamor dhe duke i thënë atij të rregullonte "vendin e tij të shkatërruar".

Pse ka rëndësi?

Merz është i fundit në një listë në rritje të aleatëve kryesorë evropianë të Trumpit, të cilët e kanë gjetur veten duke mos u pajtuar me presidentin amerikan.

Keir Starmer: Trump e kritikoi vazhdimisht kryeministrin britanik, duke thënë se Starmer nuk ishte Winston Churchill. Starmer nuk e kishte lejuar SHBA-në të përdorte bazat e saj për sulmin ndaj Iranit në fillim dhe refuzoi të mbështeste një operacion të NATO-s në Ngushticën e Hormuzit.

Pedro Sanchez: Për arsye të ngjashme, Trump tha se Spanja ishte "e tmerrshme" dhe sugjeroi që SHBA-të do të ndërpresin të gjitha tregtitë me të. Kryeministri i Spanjës e ka kritikuar me zë të lartë luftën e Iranit që nga fillimi.

Emmanuel Macron: Trump gjithashtu tallte theksin e presidentit francez dhe martesën e tij, duke thënë se gruaja e tij "e trajton jashtëzakonisht keq".

Giorgia Meloni: Trump tha se ishte “i shokuar” nga kryeministrja italiane pasi ajo e mbrojti Papën kundër presidentit amerikan, i cili e kritikoi Leon.

Si ka reaguar Gjermania?

Merz theksoi se marrëdhënia e tij personale me presidentin e SHBA-së "mbetet e mirë", duke shtuar më vonë se partneriteti transatlantik është "veçanërisht afër" zemrës së tij.

Pas njoftimit të tërheqjes, ministri i mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius, e quajti vendimin e SHBA-së "të parashikueshëm" dhe tha se evropianët duhet të marrin përgjegjësi më të madhe për sigurinë e tyre. /Telegrafi/