LAJMI I FUNDIT:

Cesc Fabregas: Po të isha trajner, do të refuzoja Messin e Ronaldon për transferimin e Mbappes

Cesc Fabregas: Po të isha trajner, do të refuzoja Messin e Ronaldon për transferimin e Mbappes

Cesc Fabregas ka thënë se po të ishte trajner do të refuzonte Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon për transferimin e Kylian Mbappes.

Ish-lojtari i Barcelonës, Arsenalit dhe Chelseat ka zbuluar se ai do t’i shpenzonte parat për transferimin e sulmuesit francez, duke e konsideruar si Thierry Henry i ri.


“Kë do të transferoja? Cristiano është 35-vjear dhe Leo do të bëhet 33, ata janë të vjetër”, ka thënë Fabregas.

“Për të moshën, talentin, dëshirën dhe mentaliteti, do të transferoja Kylian Mbappen. Ai është një top lojtar tani”.

Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit
Lexo po ashtu Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

“Mendimi se do të kisha atë për dhjetë vite në skuadrën time, dot transferoja menjëherë atë”, ka shtuar më tej spanjolli.

Fabregas ka vlerësuar lartë edhe fomin e Erling Haaland, duke thënë se nëse vazhdon kështu mund të bëhet njëri ndër sulmuesit më të mirë në botë. /Telegrafi/