LAJMI I FUNDIT:

Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Top 20 transferimet më të shtrenjta në histori të futbollit

Transferimet në futboll në këto vitet e fundit kanë shkaktuar mjaftë rrëmujë, pasi disa prej lojtarë nuk kanë arritur të dëshmojnë çmimin që është paguar për ta.

Neymar është transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit, pasi kishte kaluar nga Barcelona te Paris Saint-Germain për 222 milionë euro.


Por, sulmuesi brazilian nuk ka arritur të ndikojë në lojën e skuadrës franceze, që ka dështuar të ketë sukses në Evropë.

Foto: Goal.com/GettyImages.com

Renditja e 20 transferimeve më të shtrenjta në botë është bazuar nga ai më i suksesshëm, te ai më i dështuari:

1) Cristiano Ronaldo – nga Manchester United te Real Madridi për 94 milionë euro

Portugezi u bë golashënuesi më i mirë në histori të Los Blancos, ka fituar katër Liga të Kampionëve, derisa nga statistikat e Wikipedias, madrilenët kanë dalë në fitim plus gjashtë milionë euro nga shitja e tij te Juventusi.

2) Virgil Van Dijk – nga Southampton te Liverpooli për 84.5 milionë euro

Mbrojtësi i dytë më i shtrenjtë në botëka bërë që The Reds të ndryshojnë stilin e lojës së tyre dhe është shtylla kryesore e ekipit të Jurgen Klopp

3) Luis Suarez – nga Liverpooli te Barcelona për 82.3 milionë euro

Një transfero i nënvlerësuar, mirëpo sulmuesi uruguaian së bashku me Lionel Messi janë ndër dyshet më të mira në histori të futbollit

4) Kylian Mbappe – nga Monaco te PSG për 135 milionë eruo

Sulmuesi francez është aktualisht lojtari më i vlefshëm në botë, duke parakaluar edhe vlerën e Neymarit dhe nëse largohet nga Parisi do të lë një shumë të majme pas vetës.

5) Gareth Bale – nga Tottenham Hotspuri te Real Madridi për 100 milionë euro

Uellsiani është një enigmë e çuditshme. Ka bërë disa gjëra të mëdha te Los Blancos, por në vitet e fundit nuk ka arritur të rikthehet në formën e tij të lartë, por edhe ka vuajtur nga shumë lëndime.

Bale has had good times and bad with Real. Image: PA Images

6) Cristiano Ronaldo – nga Real Madridi te Juventusi për 100 milionë euro

Një shumë e majme për një lojtar që po shkon drejtë përfundimit të karrierës, mirëpo me formën e tij ka ringjallur lojën e Zonjë së Vjetër dhe po i ndihmon ata që të kenë suksese.

7) Gonzalo Higuain – nga Napoli te Juventusi për 90 milionë euro

Transferimi i sulmuesit argjentinas e ka ndihmuar Zonjën e Vjetër që të përforcohet shumë në sulm, sidomos në dy sezonet e para kishte shpërthyer në Torino.

8) Antoine Griezmann – nga Atletico Madridi te Barcelona për 120 milionë euro

Francezi ndoshta do të duhej të kalonte dy vite më parë te katalunasit, por edhe në këtë kohë që po tregon se është një lojtar mjaftë i nevojshëm.

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

9) Neymar – nga Barcelona te PSG për 222 milionë euro

Braziliani ka bërë disa gjëra të mëdha te skuadra franceze, mirëpo për fatin e tij të keq, në çdo sezon ka pësuar lëndim dhe nuk ka arritur rekorde të mëdha personale, edhe pse dëshironte të largohej nga hija e Lionel Messit.

10) Paul Pogba – nga Juventus te Manchester United për 105 milionë euro

Mesfushori francez  në formën e tij më të lartë, është lojtari më i mirë te Djajtë e Kuq, por edhe në mesin e mesfushorëve më të mirë  në botë

11) Lucas Herandes – nga Atletico Madridi te Bayern Munichu për 80 milionë euro

Lëndimet e kanë ndaluar Hernandezin paska, por talenti i tij tregon se ai është një transferim i shkëlqyer.

12) Eden Hazard – nga Chelsea te Real Madridi për 100 milionë euro

Edhe një herë lëndimet e kanë ndalur belgun që të tregojë më të mirën nga vetja, e që ende i duhet kohë të vërtetojë që është e vlefshme shuma që është paguar për të.

13) Romelu Lukaku – nga Manchester United te Interi për 80 milionë euro

Sulmuesi belg ka arritur të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur, duke u përshtatur mjaftë mirë në planet e Antonio Contes dhe me gjasë do të kalojë vite të artë në Serie A.

Along with Ronaldo, Lukaku is one of just two men on the list twice. Image: PA Images

14) Harry Maguire – nga Leicester City te Manchester United për 87 milionë euro (mbrojtësi më i vlefshëm në botë)

Mbrojtësi anglez ka ende kohë që të vërtetojë se është një mbrojtës mjaftë cilësor, pasi aktualisht po kalon në sezonin e tij të parë te Djajtë e Kuq dhe forma e tij është e mirë.

15)Romelu Lukaku – nga Evertoni te Manchester United për 87 milionë euro

42 gola në 96 paraqitje nuk është një formë e keqe për një United që ishte në formë të dobët dhe mund të konsiderohet si një transferim i mirë.

16) Joao Felix – nga Benfica te Atletico Madridi për 126 milionë euro

Katër gola dhe një asistim në 20 paraqitje në La Liga në këtë sezon për Rojiblancos. Kjo nuk është forma që e ka menduar talenti portugez, mirëpo që nga ai pritet shumë.

17) Nicolas Pepe – nga Lille te Arsenali për 80 milionë euro

Një tjetër transferim që ka arritur të zhgënjej dhe nuk po arrin të gjejë vetën në Ligën Premier. Mikel Arteta pret shumë nga ai në sezonin e ri dhe në rats se nuk ndodhë, atëherë do të shitet.

18) Kepa Arrizabalaga – nga Athletic Bilbao te Chelsea për 80 milionë euro

Më mirë është për t’u mbajtur mend kur e kishte refuzuar urdhrin e Maurizio Sarrit që të largohej nga fusha, se sa për pritjet e tij te Chelsea, ndërsa me Frank Lampardin ka kaluar nëpër një formë edhe më të dobët.

19) Ousmane Dembele – nga Borussia Dortmundi te Barcelona për 105 milionë euro

Blaugranasit kishin tentuar të zëvendësonin Neymarin me sulmuesin francez, mirëpo ai më shumë ka qëndruar i lënduar se sa që ka luajtur në Camp Nou dhe ai mund të largohet nga Camp Nou në afatin e ardhshëm.

20) Philippe Coutinho – nga Liverpooli te Barcelona për 120 milionë euro

Njëjtë sikurse Dembele edhe braziliani ka dështuar të tregojë formën e tij të lartë dhe atë që e kishte te The reis, duke kaluar në formë huazimi te Bayern Munichu, e që e ardhmja e tij më së paku është në Kataloni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori