LAJMI I FUNDIT:

Live

Postet:

Live

Ceremonia e Oscar sonte LIVE në Telegrafi

Përditesuar 28/02/2016 15:18

Telegrafi do të përcjellë në kohë reale ceremonië e ndarjes së çmimeve nga akademia amerikane e filmit në Los Angeles, me fokus filmin kosovar “Shok” si fitues potencial i çmimit Oscar.

Filmi “Shok” ka arritur tashmë të shkruajë historinë si filmi i parë nga Kosova që nominohet për Oscar.

Akademia amerikane e filmit ka vlerësuar punën e bërë në filmin e metrazhit të shkurtër, që është produksion kosovaro-britanik.


Filmi “Shok” konsiderohet favorit për të fituar sipas shumë mediave botërore, përfshirë edhe mediumin lokal ku mbahet Oscari, Los Angeles Times.

Por, pos filmit “Shok” në tapetin e kuq do të parakalojnë disa prej yjeve më të mëdha të botës së artit dhe filmit.

Telegrafi do t’iu sjellë gjithçka që do të ndodh në kohë reale në ceremoninë e çmimeve “Oscar”, sidomos për filmin kosovar “Shok”.

Nuk do të mungojnë as imazhet me foto dhe video në kohë reale të personazheve më emblematikë të botës së filmit, të cilat do t’iu sjellim në shtëpinë tuaj në ngjyra të gjalla.

Qëndroni me ne…

/Telegrafi/