LAJMI I FUNDIT:

Çepele rrëfehet për debutimin me Kombëtaren si dhe tregon arsyen pse u largua nga Interi

Çepele rrëfehet për debutimin me Kombëtaren si dhe tregon arsyen pse u largua nga Interi

Ramen Çepele u bë një nga futbollistët më të rinj që vesh fanellën kuqezi të Kombëtares.

Mbrojtësi i talentuar luajti titullar ndaj Kosovës ndonëse nuk i ka ende 18 vite mbi supe, ndërsa sot rrëfeu emocionet e debutimit në një bashkëbisedim me Supersport.


Ai ka treguar edhe për pritjen e shokëve të ekipit në Kombëtare si dhe arsyen pse u largua nga Interi për te Hannoveri.

Jeni nga më të rinjtë që keni debutuar me Kombëtaren Shqiptare. Si ndiheni me këtë fakt?
Është një emocion i papërshkrueshëm dhe një motiv krenarie. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares dhe që kam luajtur në fushë.

Si është klima brenda grupit?
Shumë e mirë dhe të gjithë më kanë ndihmuar shumë në këto grumbullime të para. Jam ndjerë shumë mirë, pasi të gjithë më kanë qëndruar pranë dhe më kanë ndihmuar.

Kush ju ka qëndruar më pranë?
Shumë prej futbollistëve më kanë qëndruar pranë dhe njërin prej tyre e kam këtu në krah, është Gjimshiti. E falënderoj atë dhe të gjithë të tjerët.

A mendoni se kjo skuadër mund t’ia dalë të kualifikohet në Evropianin e ardhshëm?
Çdo gjë mund të ndodhë, pasi ne po punojmë për këtë objektiv dhe shpresoj që t’ia dalim.

A është vendi i titullarit një objektiv i shpejtë për Çepelen?
Unë jam shumë i ri dhe kam shumë kohë përpara për të bërë mirë, ndaj për momentin jam i kënaqur që vij këtu dhe që kam debutuar, por e di që duhet të punoj shumë dhe të rritem në të gjithë aspektet.

Pse latë Interin për Hannoverin? A e keni takuar Conten?
U largova nga Interi, pasi në Itali nuk u japin shumë përparësi të rinjve. Te Hannoveri kam tjetër perspektivë, pasi është më e lehtë të debutosh në skuadrën e parë. Gjatë qëndrimit te Interi, nuk kam pasur asnjëherë kontakt me Antonio Conten.

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori