LAJMI I FUNDIT:

Çdo qytetar dhe çdo familje kosovare ka hise në Pavarësinë e Kosovës

– Fjala e kryeministrit të Republikës së Kosovës, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e Ditës së Pavarësisë –

I nderuari president i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu,
I nderuari kryetari i Parlamentit , z. Jakup Krasniqi,
Të nderuar deputet , zëvendëskryeministra, ministra,
I nderuari z. Piter Feith,
I nderuari kongresmen, miku im Earl Pomeroy,
I nderuari komandant i KFOR-it,
Të nderuara familje Jashari dhe Rugova,
Të nderuar dhe dashur mysafir,
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Zonja dhe zotërinj,


Sot ne po shënojmë një ditë e cila është e rrënjosur thellë në kujtesën e secilit prej nesh dhe në kujtesën tonë kolektive si popull. Sot, po shënojmë dyvjetorin e kurorëzimit të udhëtimit tonë shekullor si popull; shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

Për të mëritur deri tek kjo festa e madhe e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë, të gjithë ne së bashku punuam dhe sakrifikuam shumë gjenerata e gjenerata. Vizionin tonë të përbashkët dhe universal për liri, pavarësi dhe rend demokratik dhe atdheut tonë e realizuam bashkërisht me unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetare.

Pavarësia e Kosovës është meritë e çdo qytetari të Republikës së Kosovës. Çdo qytetarë duhet të ndihet krenar kudo që jeton, në Kosovë dhe diasporë si qytetarë, dhe si familje e si shoqëri.

Populli i Kosovës është krijues i shtetit të Kosovës. Republika e Kosovës në dyvjetorin e shënimit të Ditës së Pavarësisë është shtet edhe më e konsoliduar, më e zhvilluar me institucionet stabile dhe efektive, me qeverisjen e mirë, sundim të rendit e të ligjit, me respektimin afirmativ të komuniteteve.

Për herë të parë në Kosovën e pavarur u organizuan zgjedhjet lokale ku qytetarët tonë në mënyrë të dinjitetshme dhe shumë krenare zgjidhën udhëheqësit e tyre lokal. Ishin këto zgjedhje të lira, fer dhe demokratike që u vlerësua lart nga të gjithë.

Republika e Kosovës u bë anëtare me drejta të barabarta në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndërsa jemi afër anëtarësimit edhe në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Me përkushtimin tonë të vazhdueshëm institucional ne krijuam vende të reja pune me paga më të mira. Ndërkohë me qindra kilometra rrugë të reja dhe dhjetëra shkolla të reja bëmë reforma të rëndësishme edhe në politikë, edhe në legjislacion edhe në ekonomi. Jemi duke vazhduar kështu për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve duke mundësuar një të ardhme më të mirë, më të sigurt për fëmijët tanë.

Të nderuar deputetë, mysafirë të çmuar, zonja dhe zotërinj,

Në këto momente të rëndësishme të shënimit të ditës sonë të madhe ne kujtojmë të kaluarën e vendit tonë, të kaluarën e ndritshme, themelin e fuqishme i së ardhmes sonë zhvillimore dhe prosperuese.

Në ditët si kjo ne duhet të nderojmë dëshmorët tanë, ata që dhanë më të shtrenjtën për lirinë e vendit tonë. Po ashtu ne duhet të nderojmë dhe respektojmë edhe heronjtë e gjallë të këtij vendi, veteranët, ata me qindra mira mësues e ditëve më të rënda që na mësuan ta duam atdheun dhe lirinë, mjekët që na shëruan plagët, artistët që na pasuruan shpirtin, bujqit që punuan shumë, pensionistët që gjithashtu punuan shumë. Pra, të gjithë, të gjithë kontribuuan në pavarësinë që ne e kemi sot.

Prandaj, si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, falënderojë të gjitha shtetet mike, mbështetëse të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendet e Bashkimit Evropian dhe gjithë mbështetësit në përpjekjet tona për liri, pavarësi të procesin e njohjeve dhe tash në procesin integrues.

Ne të gjithë së bashku ndihemi krenar që ashtu siç edhe arritëm pavarësinë e vendit tonë bashkërisht po punojmë çdo ditë për zhvillimin dhe integrimin e Republikës sonë në institucionet veri-atlantike.

Të nderuar deputetë, mysafirë të çmuar, zonja dhe zotërinj,

Secili qytetarë i Kosovës duhet të ndihet krenarë për kontributin tij në realizimin e këtij vizioni. Deri sa po shënojmë ditën tonë të pavarësisë, ftoi qytetarët që të festojnë me dinjitet dhe krenari, ashtu siç kemi festuar gjithherë. Ne po ndërtojmë shtet demokratik dhe multietnik. Ti nderojmë heronjtë tanë dhe të kalojmë shumë kohë me familje tona sepse është ditë për tu krenuar. Të flasim fëmijëve tanë për udhëtimet e gjata e baballarëve tanë dhe mbi të gjitha të flasim të punojmë për të ardhmen.

Përderisa dje sfidë kryesore e jona ishte mbijetesa, liria dhe çlirimi, pavarësia, sfida e të ardhmes janë sfida e zhvillimit dhe integrimit.

Kosova do të integrohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Derisa para dy vitesh Kosova u shpall shtet, sot Kosova ka fituar statusin evropian. Ne sot po ndërtojmë Kosovën e përjetshme, Kosovën krenare, Kosovën e së ardhmes.

Urime pavarësi të gjithëve!

Në trend

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Kalo në kategori