LAJMI I FUNDIT:

Cassano sulmon Mourinhon: E ka bërë Romën të luaj në mënyrë të shpifur

Cassano sulmon Mourinhon: E ka bërë Romën të luaj në mënyrë të shpifur

Antonio Cassano vazhdon të jap deklarata bombastike duke goditur të gjithë, pa marrë parasysh nëse është edhe Jose Mourinho.

Ish-sulmuesi italian ka vazhduar duke sulmuar trajnerin portugez i cili me Romën ka një start katastrofal ku në tre ndeshjet e para ka marrë vetëm një pikë në Serie A.


Gjatë një prononcimi për ‘Bobo TV’, Cassano ka thënë se Mourinho ka qenë trajneri më i keq në 10 vitet e fundit ku e ka bërë Romën të luaj në mënyrë të shpifur.

“Unë nuk u hedh hi në sy njerëzve, unë them mendimin tim dhe askush nuk ma heq dot nga mendja. Me kanë bërë veshët daulle për dy vite rreth trajnerit dhe asaj që thosha për të. Ai ka qenë trajneri më i keq i 10 viteve të fundit. Ka bërë Romën të luajë në mënyrë të padenjë, të shpifur”.

Cassano ka sulmuar ashpër Mourinhon edhe pse Roma kaloi në finale: E turpshme dhe e pakuptueshme
Lexo po ashtu Cassano ka sulmuar ashpër Mourinhon edhe pse Roma kaloi në finale: E turpshme dhe e pakuptueshme

“Njerëzit e Romës shesin shpirtin për skuadrën dhe ai e di mirë. Ai ka fituar simpatinë duke u shitur njerëzve tym, por do të mbjellësh atë që do të korrësh. Nuk më intereson farë çfarë rezultatesh ka arritur”.

“Është prej dy vitesh aty, klubi ka shpenzuar shumë, jo siç thonë të tjerët dhe këtë vit ka marrë lojtarë të aftë. A mund të shoh tre pasime radhazi ndaj Salernitanës në vend që të shoh gjëra të turpshme? Në Verona kam parë një futboll të padenjë, zënkash, rrëmuje dhe kinemaje. Me Milanin, me 10 lojtarë, kanë bërë një gjysmë gjuajtje të devijuar. A mund ta shoh një gjë të tillë të shpifur?”, tha Cassano duke shtuar.

Drejtori i Romës zbulon prapaskenat se si Jose Mourinho e bindi Lukakun të transferohet në Olimpico
Lexo po ashtu Drejtori i Romës zbulon prapaskenat se si Jose Mourinho e bindi Lukakun të transferohet në Olimpico

“Njerëzit që shkojnë në stadium nuk e meritojnë këtë. Dikur shkohej mirë në qerren e Mourinhos, por tani që po i vjen era, mendoj se do të zgjasin edhe shumë pak aty”.

“Lukakun nuk e donte askush dhe shkoi te Roma. Paredes, Ndicka dhe Aouar janë të gjithë lojtarë të fortë. Por me Mourinhon asnjë skuadër nuk luan në mënyrë të denjë. Futbolli duhet të argëtojë njerëzit, në karrierën e Murinjos nuk është parë kurrë”, deklaroi ish-sulmuesi italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori