LAJMI I FUNDIT:

Cassano ka sulmuar ashpër Mourinhon edhe pse Roma kaloi në finale: E turpshme dhe e pakuptueshme

Cassano ka sulmuar ashpër Mourinhon edhe pse Roma kaloi në finale: E turpshme dhe e pakuptueshme

Antonio Cassano vazhdimisht e kritikon ashpër Jose Mourinhon dhe njëjtë ka bërë edhe pasi Roma kaloi në finalen e Ligës së Evropës.

Sipas ish yllit italian, ai nuk ka qenë kurrë një trajner i madh dhe se futbolli i tij të bën të vjellësh.


Ai ka analizuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Evropës në të cilën Roma luajti 0-0 si mysafir ndaj Bayer Leverkusenit dhe falë rezultatit të ndeshjes së parë, kur fituan 1-0, ata kaluan në finale.

Në ndeshjen e kthimit Bayer ka realizuar gjithsej 22 goditje drejt portës së italianëve, prej të cilave gjashtë në portën e duhur.

“Do të filloj duke thënë se jam i lumtur, e dua Romën, i dua ata njerëz. Por Roma nuk luajti në 98 minuta. Trajneri do të thotë se gjithçka është e veçantë, por ai është më me fat se sa është i fortë”.

“Dhe ja sa me fat është, kjo është mbresëlënëse. Nuk është mirë, por do të mbahet mend që vitin e kaluar ai fitoi Ligën e Konferencës, dhe tani është në finalen e Ligës së Evropës”.

“Unë duhet të flas për ndeshjen dhe të analizoj lojën. Është turp. Diçka e pakuptueshme. Por çfarë do të thotë ai? Ai do të thotë që është në finale, se ka fituar. Nuk më intereson. Jam i lumtur për Roma, por kjo është marrëzi”, ka thënë Cassano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

E papritur, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

Ligat tjera
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Kalo në kategori