LAJMI I FUNDIT:

Casillas në anën e atyre që mendojnë se Messi nuk e ka merituar Topin e Artë

Casillas në anën e atyre që mendojnë se Messi nuk e ka merituar Topin e Artë

Iker Casillas ka kritikuar organizatorët e Topit të Artë pasi Lionel Messi fitoi çmimin për herën e shtatë në karrierë.

Argjentinasi mundi lojtarë si Robert Lewandowski dhe Jorginho për të marrë në shtëpi çmimin më të madh individual.


Superylli i PSG-së përfundoi mbi sulmuesin e Polonisë dhe Bayern Munichut, duke fituar 33 pikë më shumë se homologu i tij.

Edhe Kroos mendon se Messi nuk e meritoi Topin e Artë
Lexo po ashtu Edhe Kroos mendon se Messi nuk e meritoi Topin e Artë

Por, vendimi për t’i dhënë 34-vjeçarit një tjetër Top të Artë nuk i pëlqeu legjendës së Real Madridit, Casillas.

Spanjolli kritikoi konceptin e çmimeve të futbollit në një postim në rrjetet sociale.

Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre
Lexo po ashtu Bild e quan skandal Topin e Artë që iu dha Messit - Lewandowski e meritoi sipas tyre

“Është gjithnjë e më e vështirë për mua të besoj në çmimet e futbollit”, shkroi ai në Twitter.

“Për mua, Messi, ai është një nga 5 lojtarët më të mirë në të gjithë historinë, por ju duhet të filloni të dini se si të katalogoni ata që janë më të shquarit pas një sezoni”.

"Topin e Artë nuk do ia jepja Messit" - Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit
Lexo po ashtu "Topin e Artë nuk do ia jepja Messit" - Totti mendon se argjentinasi nuk e meritoi këtë vit

“Nuk është aq e vështirë! Të tjerët e bëjnë të vështirë!”, përfundon shkrimi i tij.

Tifozët dhe kritikët menduan se Lewandowski e meritoi çmimin, pas një edicioni të jashtëzakonshëm për Bayernin. /Telegrafi/