LAJMI I FUNDIT:

‘Casemiro ishte pak lojtar në një ekip special në Real Madrid” – Sounees kritikon brazilianin për formën te Man Utd

‘Casemiro ishte pak lojtar në një ekip special në Real Madrid” – Sounees kritikon brazilianin për formën te Man Utd

Graeme Souness ka kritikuar Casemiron dhe Raphael Varanen, pas transferimit të tyre nga Man United te Real Madrid.

Dyshja pasi fituan gjithçka me Real Madridin, vendosën ta vazhdonin karrierën në Angli.


“Po, ai [Casemiro] mund të tregojë për medaljet që fitoi, por ai ishte pak lojtar në një ekip shumë të veçantë”.

“Unë kurrë nuk e pashë pasi erdhi te Man United dhe të bënte diferencën. E pashë si “ai është në rregull, por jo një lojtar i madh”.

“Real Madridi i shiti Raphael Varane dhe Casemiro te Man United. Ata [United] paguan një çmim dhe jam i sigurt se ato janë shumë para për ata të dy, por është një vendim futbolli, mendoj se ata gabuan përsëri”.

“Ai [Casemiro] është zbuluar. Nëse je lojtar i madh dhe ke mundësinë të shkosh në Man United, do ta përdorësh për t’i bërë ata më të mirë”, deklaroi Souness. /Telegrafi/