LAJMI I FUNDIT:

Cary Joji Fukunaga është regjisor i James Bondit të ardhshëm, ndërsa Daniel Craig do ta luajë agjentin ‘007’

Cary Joji Fukunaga është regjisor i James Bondit të ardhshëm, ndërsa Daniel Craig  do ta luajë agjentin ‘007’
Daniel Craig (Foto: Getty Images)

Cary Joji Fukunaga do të jetë regjisori i filmit të ardhshëm për James Bondin, pas tërheqjes së Danny Boyle.

Nga ana tjetër, edhe Daniel Craig e ka konfirmuar se do ta luajë rolin e agjentin të famshëm sekret në filmin e 25-të me radhë për ‘007’, të bazuar në skenarin e Ian Fleming.


Në një njoftim në faqen zyrtare për James Bondin në Twitter bëhet e ditur se xhirimet për filmin e ri do të fillojnë më 4 mars të vitit të ardhshëm.

“Michael G. Wilson, Barbara Broccoli dhe Daniel Craig, kanë njoftuar sot (e enjte) se xhirimet e ‘Bond 25’ do të fillojnë në Pinewood Studios më 4 mars 2019 nën drejtimin e regjisorit Cary Joji Fukunaga, ndërsa lansimi botëror është caktuar më 14 shkurt 2020”, shkruan në njoftim.

Lajmet për James Bondin
Lexo po ashtu Lajmet për James Bondin

Producentët Michael dhe Barbara kanë shtuar: “Jemi shumë të gëzuar që po punojmë me Caryn. Aftësia e tij e shumëllojshme dhe inovative e bën atë një zgjedhje të shkëlqyer në aventurën e ardhshme të James Bondit”.

Danny, i cili orkestroi ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike ‘Londra 2012’, u tërhoq nga posti i regjisorit të këtij filmi në muajin gusht duke thënë se ka dallime kreative me producentët.

Ndërkohë, ky pritet të jetë filmi i fundit i Daniel Craig në rolin e James Bondit, teksa po vazhdojnë spekulimet se kush do ta portretizojnë agjentin sekret në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori