LAJMI I FUNDIT:

Carrasco, cak i tre gjigantëve të Ligës Premier

Carrasco, cak i tre gjigantëve të Ligës Premier

Sulmuesi i Atletico Madridit, Yannick Carrasco ka zgjuar interesim të madh te klubet nga Liga Premier.

AS raporton se Manchester United, Chelsea dhe Tottenham janë të gjithë në kontakt me Los Cholchoneros për reprezentuesin belg.


Carrasco ka dy vjet të mbetura në kontratën e tij në kryeqytetin spanjoll dhe klauzola e tij e blerjes është vendosur në 60 milionë euro.

Të gjitha lajmet nga Yannick Carrasco
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Yannick Carrasco

Atletico është i prirur të hapë bisedimet me lojtarin në lidhje me një kontratë të re pasi Simeone besohet se dëshiron ta mbajë atë.

Anësori ka qenë në klub për pesë vjet e gjysmë gjithsej, me një periudhë të shkurtër në Kinë në mes të dy qëndrimeve me gjigantët spanjollë.

Fillimisht ai mbërriti nga Monaco në vitin 2015, u largua në atë 2018, për t’u rikthyer dy vjet më vonë. /Telegrafi/