LAJMI I FUNDIT:

Carragher i del në krah Salahit: Meriton të paguhet si lojtar më i mirë në botë

Carragher i del në krah Salahit: Meriton të paguhet si lojtar më i mirë në botë

Mohamed Salah dhe Liverpool nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një rinovim të mundshëm të kontratës, ndërsa legjenda e klubit, Jamie Carragher, këmbëngul se egjiptian meriton të marrë pagë sa marrin lojtarët e klasit botëror.

Në mungesë të Salah dhe Sadio Mane, të cilët janë larguar drejt Kupës së Kombeve të Afrikës, Liverpool nuk arriti të thyejë Arsenalin me 10 lojtarë duke barazuar 0-0 në Anfield të enjten.


“Kjo bisedë për kontratën e Salah ndoshta do të intensifikohet edhe më shumë, sepse kur ai nuk është aty, ju e shihni efektin që ka”.

“Si një tifoz i Liverpoolit, duhet të keni kujdes se kjo po zvarritet. Lojtarë të tjerë të mëdhenj në Liverpool kanë nënshkruar kontrata në tre ose katër muajt e fundit, portieri [Alisson Becker], Trent [Alexander-Arnold], Virgil van Dijk”.

“Salah dëshiron të paguhet si lojtar më i mirë në Ligën Premier apo futbollin botëror, dhe pse jo? Ai e meriton këtë, ne po flasim për një nga lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Carragher.

Carragher theksoi se tifozët e Liverpool mund të mos e falin klubin nëse nuk arrijnë ta lidhin Salah me një kontratë të re, me marrëveshjen e tij aktuale deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori