Ai është njëri prej reperëve më të pëlqyer në tregun shqiptar dhe jo vetëm.

Fjala është për artistin e mirënjohur, Capital T, i cili ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me stilin e tij muzikor.


Përveç muzikës, i njëjti komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme fizike duke u cilësuar si një nga meshkujt më të pashëm të estradës.

Ai së fundmi ka ndarë një fotografi atraktive i zhveshur në pjesën e sipërme, në të cilën ka theksuar figurën e tij trupore.

“Vera 2020 paramendoje me shpërthy keq prej së miri”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.

Ndërkaq, komplimentet nuk munguan as nga miqtë dhe ndjekësit e tij të shumtë që numëron në Instagram.

Trim Ademi (emri i vërtetë i reperit) aktualisht është duke e shijuar suksesin e projektit të ri "Flawless", i cili për pak javë ka grumbulluar mbi dy milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/