Familja Panettiere përballet me humbjen e dytë të madhe: Hayden vdiq tre vjet pas vëllait të saj Jansen

Humbja e Hayden Panettiere në moshën 36-vjeçare ka sjellë një tjetër goditje të rëndë për familjen e aktores, e cila vetëm tre vite më parë kishte përjetuar vdekjen e djalit të tyre, Jansen Panettiere, në moshën 28-vjeçare.
Hayden ndërroi jetë më 16 gusht 2026, ndërsa lajmi u konfirmua nga familja e saj.
Hayden ishte vajza e Skip Panettiere dhe aktores Lesley Vogel. Pas vdekjes së saj, prindërit tashmë kanë humbur të dy fëmijët e tyre, duke u përballur me dy humbje të rënda brenda vetëm tre vitesh.

Babai i aktores kërkoi privatësi për familjen, ndërsa e përshkroi Hayden si “një dritë të jashtëzakonshme” dhe “një forcë të natyrës”.
Jansen, aktor dhe artist, ndërroi jetë më 19 shkurt 2023, në moshën 28-vjeçare. Familja bëri të ditur atëherë se raporti i mjekut ligjor përcaktoi si shkak të vdekjes kardiomegalinë, pra zmadhimin e zemrës, të shoqëruar me komplikime të valvulës së aortës.

Vdekja e Jansen ishte një plagë që Hayden e kishte përshkruar si jashtëzakonisht të dhimbshme.
Në kujtimet e saj të publikuara në vitin 2026, aktorja foli edhe për pikëllimin pas humbjes së të vëllait dhe për lidhjen e fortë që kishte me të. Të dy kishin ndjekur rrugën e aktrimit dhe ishin shfaqur së bashku në projekte gjatë viteve.

Hayden lë pas vajzën e saj Kaya, të lindur në vitin 2014 nga lidhja me ish-boksierin ukrainas Wladimir Klitschko. Vajza aktualisht jeton me babanë e saj.
Ndërkohë, rrethanat e sakta të vdekjes së Hayden ende po hetohen. Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimi paraprak nuk ka treguar shenja të krimit, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende publik. /Telegrafi/












































