Dy yjet e “Ice Princess” u larguan shumë herët nga jeta, Michelle Trachtenberg dhe Hayden Panettiere ndërruan jetë në moshë të re

Një fotografi e vjetër nga filmi i Disney-t Ice Princess është bërë veçanërisht prekëse për fansat, pasi në të shfaqen bashkë dy aktoret Michelle Trachtenberg dhe Hayden Panettiere, të cilat tashmë nuk jetojnë më.
Trachtenberg, e cila në filmin e vitit 2005 interpretoi personazhin Casey Carlyle, u nda nga jeta më 26 shkurt 2025, në moshën 39-vjeçare.
Aktorja, e njohur edhe për rolet në Gossip Girl dhe Buffy the Vampire Slayer, u gjet pa ndjenja në banesën e saj në Manhattan. Policia tha në atë kohë se vdekja nuk konsiderohej e dyshimtë.

Ndërsa Panettiere, e cila luante Gen Harwood në Ice Princess, ndërroi jetë më 16 gusht 2026, në moshën 36-vjeçare.
Aktorja, e njohur veçanërisht për Heroes, Nashville dhe filmat e serisë Scream, u gjet pa ndjenja në një apartament në Greenville, Karolina e Jugut.

Autoritetet kanë konfirmuar se u gjet në arrest kardiak, ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes ende po hetohet. Nuk janë raportuar shenja të dhunës apo rrethana të dyshimta.
Ice Princess, i publikuar më 18 mars 2005, tregonte historinë e Casey Carlyle, një vajze që zbulon pasionin për patinazhin artistik dhe përfshihet në botën e garave.

Trachtenberg dhe Panettiere ishin dy prej protagonisteve të filmit, përkrah Kim Cattrall dhe Joan Cusack.
Tashmë, një fotografi ku dy aktoret shfaqen së bashku nga ajo periudhë është kthyer në një kujtim të dhimbshëm për fansat e filmit, të cilët po rikthejnë në vëmendje punën dhe rolet e tyre të hershme në ekran. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com












































