I frymëzuar nga yjet botërore, si Chris Brown, Tyga, Meek Mill e shumë artistë të tjerë që i kemi parë shpesh me “skejtbord”, edhe reperi shqiptar Capital T ka zgjedhur që në këtë mënyrë të paralajmëroj projektin e ri.

“Kapo” ka publikuar një video në profilin e tij në “Instagram”, ku shihet duke bërë xhiro me “skejtbord”, sipër të cilit informon fansat për projektin e radhës.


“Çka don ajo”, titullohet kënga më e re e reperit, të cilën do ta sjell të realizuar me videoklip, transmeton Telegrafi.

Mësohet se pjesë e videos, xhirimet e të cilit do të nisin këtë javë, do të jenë edhe skenat me ‘skejtbord’, në të cilin rep-artisti si duket ka rënë në dashuri. /Telegrafi/