LAJMI I FUNDIT:

Capital T iu kundërpërgjigjet ndjekësve që thonin se Prishtina nuk ka kapacitet për realizimin e koncertit të tij

Capital T iu kundërpërgjigjet ndjekësve që thonin se Prishtina nuk ka kapacitet për realizimin e koncertit të tij
Foto: Capital T/Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, ditë më parë ka mbajtur një koncerti gjigant në vendlindjen e tij, Prishtinë.

“Time Capsule II” erdhi pas dy vitesh organizimi në Tiranë, me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të estradës në këtë koncert.


Megjithatë, jo të gjithë e kishin besimin se koncerti në fjalë do të realizohej në të njëjtat përmasa sikurse në Tiranë.

Foto: Capital T/Instagram

Reperi prishtinas publikoi në InstaStory së fundmi disa komente pesimiste që kishte marrë nga disa ndjekës në Shqipëri, të cilët ishin shprehur se Prishtina nuk do e kishte kapacitetin e Tiranës për ta realizuar këtë koncert.

Capital T shkruan pas koncertit "Time Capsule II": Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush
Lexo po ashtu Capital T shkruan pas koncertit "Time Capsule II": Djali i Prishtinës e pa realitet ëndrrën e tij falë jush

“‘Time Capsule 1’ nuk përsëritet kurrë, Prishtina nuk e ka kapacitetin për të organizuar koncerte të përmasave të tilla, ai stadium nuk ka akustikë, nuk jep emocion. Tirana ka dy sheshe të mëdha për koncerte gjigante si dhe stadiumin dhe Pallatin e Kongreseve, në Tiranë po vijnë çdo vit nga ¾ yjet ndërkombëtarë duke bërë koncerte”, thuhej në komentin e ndjekësit.

Ndërkohë me të publikuar këtë koment, Kapo shkroi në mbishkrimin e postimit: “Besoni te vetja dhe mbani afër njerëz që besojnë në ju. Këto komente veç ruani kështu si unë me ua provu që janë gabim këto krijesa”.

Foto: Capital T/InstaStory

Ndërkohë një ndjekëse tjetër kishte shkruar: “Nuk e ka Prishtina logjistikën dhe kapacitetin për të zhvilluar mega koncerte si në Tiranë, do jetë një dështim i paparë. Përshëndetje nga Sarnda”.

“Përshëndetje Sarnda”, shkroi Capital T në postimin e tij, duke lënë kështu të kuptohet se suksesi i koncertit ka qenë përgjigja më e mirë për komente të tilla. /Telegrafi/

Foto: Capital T/InstaStory

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Xhensila Myrtezaj mahnit me dukjen, në fotografitë e fundit në Instagram

Magazina
Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, reagon ashpër Romeo

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Paris Hilton del nudo dhe shfaq dekoltenë e saj, për kopertinën e revistës “Flaunt”

Magazina
Kalo në kategori